“Kemi mbi 6 orë të bllokuar në trafik te Rana e Hedhun, nuk lëviz asnjë makinë”

Një tjetër qytetar ka denoncuar në JOQ Albania situatën e rënduar të trafikut në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë, ku sipas tij automjetet janë të bllokuara prej më shumë se 6 orësh dhe nuk ka asnjë lëvizje.

“Jemi këtu mbi 6 orë presim në trafik. Nuk dihet arsyeja pse e kanë bllokuar. Vargu i makinave është nga Rana e Hedhun deri në qendër të Shëngjinit”, shprehet denoncuesi.

Siç shihet edhe në videon e dërguar nga qytetari, rruga është e mbushur me dhjetëra automjete të bllokuara. Pamjet tregojnë situatën e rënduar në një zonë që gjatë fundjavave frekuentohet masivisht nga pushues.

Qytetarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, pasi pritja e gjatë në temperatura të larta po kthehet në stres dhe lodhje për drejtuesit dhe pasagjerët.

Denoncim
i nga Rana e Hedhun është vetëm një nga rastet që pasqyrojnë kaosin e trafikut në zonat veriore ditën e sotme. Më herët, qytetarë të tjerë raportuan bllokime disa orëshe nga Shkodra në hyrje të Lezhës, e më pas drejt Milotit e Kukësit, ku automjetet qëndronin në radhë për orë të tëra pa lëvizur.

Pamjet dhe mesazhet e ardhura nga qytetarët tregojnë një situatë alarmante, ndërsa mungesa e reagimit nga autoritetet vetëm sa e përkeqëson zemërimin dhe lodhjen e qytetarëve.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…