Mos e humbisni ‘Hënën Luleshtrydhe’! Kur dhe ku mund ta ndiqni?

Një ‘Hënë Luleshtrydhe do të shfaqet më 11 qershor, duke ofruar një spektakël unik me hënë më të vogël dhe më të zbehtë se zakonisht, e cila do të ketë një ngjyrë të artë në qiell. Ky fenomen, që ka emrin e tij nga traditat e fisit Algonquian, është koha ideale për ta parë në perëndim të diellit, veçanërisht në Amerikën e Veriut.

Hëna e këtij viti, e quajtur “hëna luleshtrydhe”, do të jetë një mikrohënë që do të thotë se do të duket më e zbehtë dhe më e vogël se zakonisht dhe do të jetë në kulmin e saj në orën 3:44 të mëngjesit me orën lindore amerikane, sipas NASA-s. Por, për shkak se kjo ndodh shumë herët në ditë, koha më e mirë për ta parë hënën do të jetë më 10 qershor, kur ajo lind në perëndim të diellit, sipas LiveScience.

Pritet që hëna të ketë një nuancë të artë dhe jo një ngjyrë të ndezur të kuqe si luleshtrydha, nëse kushtet e motit lejojnë.

Ky spektakël shënon hënën e plotë të fundit para solsticit të verës, kur zyrtarisht i themi lamtumirë pranverës. Hëna gjithashtu do të duket rreth 14% më e vogël dhe 30% më e zbehtë, sepse do të jetë afër pikës më të largët nga Toka.

Space X niset me sukses drejt stacionit hapësinor! Ekuipazhi do të zëvendësojë dy astronautët e bllokuar prej 8 muajsh (VIDEO)
Pse quhet hëna luleshtrydhe?

Sipas Almanakut, emri “hëna luleshtrydhe” vjen nga fiset Algonquian të indianëve vendas në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Fiset Ojibwe, Dakota dhe Lakota gjithashtu përdornin këtë emër, që shënonte kohën e korrjes së luleshtrydhave të egra në qershor.

Ku mund të shihet hëna luleshtrydhe?

Hëna e plotë e qershorit do të jetë nga më të ulëtat në qiell gjatë vitit për shkak të harkut të ulët. Drita e saj do të reflektojë atmosferën e Tokës, duke i dhënë një nuancë të verdhë ose portokalli.

Më 11 qershor, hëna e plotë lind në lindje pak para perëndimit të diellit, çka e bën këtë kohë më të mirë për ta parë nga Amerika e Veriut. Kontrollo oraret e lindjes dhe perëndimit të hënës në vendin tënd, pastaj zgjidh një vend ku mund ta shohësh horizontin lindor në një kënd të ulët.

Related Posts

Si të reagoni pas një pickimi insekti? Ja hapat e thjeshtë që bëjnë diferencën në verë

Vera nuk sjell vetëm rreze dielli dhe pushime – ajo është gjithashtu sezoni i insekteve. Nga mushkonjat bezdisëse te bletët dhe grerëzat më të rrezikshme, pickimet janë…

Eklipsi më i gjatë i shekullit, 6 minuta errësire totale në mes të ditës

Më 2 gusht 2027, një eklips diellor total do të shndërrohet në një nga spektaklet më të mëdha astronomike të këtij shekulli. Fenomeni do të zgjasë plot…

A është më mirë ta lëmë kondicionerin gjithë ditën ndezur për të kursyer energji? Ekspertët do ju shtangin me pergjigjen

Ekziston një besim se pajisjet si kondicionerët, dushi etj harxhojnë më pak energji nëse i lëmë ndezur në tmperaturë të ulët, sesa kur i fikim e i…

Rama: Asnjë ndërtim i bërë pas 2020 nuk do të legalizohet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm me deputët dhe drejtorët e bashkisë Tiranë lidhur me procesin e legalizimit. Rama ka deklaruar se asnjë…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr***ënie kur femra është shtatzënë, mjekët japin lajmin e pabesueshem, por shume te deshirueshem

Midis fri kërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne…

Shpërthen bombula e gazit, 2 të pl*agosur

Një bombul gazi ka shpërthyer në lagjen “1 Maji” të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht,…