Shpërndanin dɾogëra të forta në plazh, në pranga dy të rinjtë anglezë në Dhërmi

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike të qarkut. Aksioni, i koduar “Cocktail”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat mbështetëse të hetimit.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në fshatin turistik të Dhërmiut, u arrestuan dy shtetas britanikë, J. B., 34 vjeç dhe J. C., 33 vjeç, me banim në Londër, të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan doza të ndryshme lëndësh narkotike dhe para cash, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Në total, Policia sekuestroi:

-52 doza me MDMA

-51 doza me Ketaminë

-120 tableta Ekstazi

-6 185 euro dhe 720 paund

-4 aparate celularë

-Automjeti tip “Mitsubishi” në përdorim të të ndaluarve

Të dy të dyshuarit ishin akomoduar në një dhomë në Dhërmi, ndërsa lëndët narkotike janë gjetur si në dhomën e qëndrimit, ashtu edhe në automjetin e tyre. Dyshohet se ata ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave në zonat e natës dhe hapësirat e frekuentuara nga turistë përgjatë bregdetit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për hetime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

T’ragjike! Po shkonte në Lurë për të fikur zjarrin, i riu pëson aks*dent dhe humb j’etën

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43 vjecari në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi Bledar Spahiu ka dalë nga…

Temperatura në këtë shtet arrin në 53 gradë °C

Një valë e të nxehtit që ka goditur Iranin po shkakton probleme me ujin dhe energjinë elektrike në pjesën më të madhe të vendit, pasi rezervuarët janë…

Horoskopi i Dashurisë – 23 deri më 30 Korrik 2025. Për çiftet dhe beqarët

Kjo javë e fundit e korrikut sjell energji të ndryshme për çdo shenjë, por dashuria mbetet në qendër të vëmendjes. Disa do kërkojnë qetësi dhe stabilitet, të…

❤️ 2 H0T ❤️

⬇️⬇️⬇️ Nëna e banorit të BIG BROTHER VIP e djeg pIazhen në BlKlNl ⬇️⬇️⬇️

Kjo është Melita, nëna e Kevinit, banorit të BIG BROTHER VIP KOSOVA

Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Xheisara Frisku, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur…