Mbi 150 bagëti të imta në Martanesh kanë ngordhur nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë keca, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Në fermerë shkuar specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor Didër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë. Deri tani është raportuar që numri i kecave të ngordhur është mbi 150, ndërsa e infektuar dyshohet të jetë e gjithë tufa.

Mjeku veterinar pranë Operatorit të Sistemit RUDA, dega Bulqizë, Gëzim Neziri tha se janë marrë mostra nga bagëtia e ngordhur dhe janë dërguar pranë ISUV në Tiranë. Nëse rezulton nga analizat që është vërtetë sëmundja e murtajës shkak i ngordhjes, do të bëhet ekzekutimi i gjithë bagëtisë për të shmangur përhapjen në ferma të tjera.

Nisur nga kjo ngjarje është kërkuar informacion edhe nga fermat e tjera të cilat kanë raportuar se për momentin nuk kanë bagëti të sëmura. Bagëtia e ngordhur në fermën në fshatin Val të Martaneshit, do të groposet sipas rregullave të përcaktuara nga Insituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

G-Bani pendohet për deklaratën që bëri ndaj Alketa Vejsiut

Pas reagimit të bujshëm ndaj një shkrimi të publikuar në profilin e podcast-it të Alketa Vejsiut në Instagram, reperi G-Bani nuk është vonuar shumë dhe ka vendosur…

E rëndë/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet pa shenja jete (EMRI)

Një i ri nga fshati Gjonomadh i Korçës, i cili kishte humbur kontaktet prej 6 ditësh me familjarët e tij, është gjetur pa shenja jete. Viktima është…

Mimoza largohet nga shtëpia, bashkëshorti kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 21-vjeçare nga Tirana, e identifikuar si Mimoza Bracja ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se 34 orësh. Mësohet se ajo është larguar nga banesa…

Derisa flitet për lidhjen e re të Sarës, ajo po shijon pushimet me Ledrin

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë. Ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim publik Sara duket po preferon…

Shkodër/ 17-vjeçarja largohet pa adresë, nëna kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një 17 vjeçare raportohet se është larguar pa adresë nga banesa e saj. Këtë e ka bërë të ditur nëna e saj. Kjo e fundit një grua…

Qytetarja reagon pas videos së gjarprinjëve në Velipojë: Mua më pickuan

Paraditen e sotme JOQ publikoi një video nga rruga Shëngjin-Velipojë, e cila ishte mbushur plot me gjarprinj. Një qytetare e shqetësuar tha se një pjesë e këtij…