Kr*m tro*ditës: Nëna 40-vjeçare dhe foshnja e saj gjenden të vr*ra në park

Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje u gjetën pasditen e së shtunës në parkun Villa Pamphili në Romë. Dyshohet se viktimat janë një nënë dhe vajza e saj e porsalindur, me origjinë nga Europa Lindore.

Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që, sipas dëshmitarëve, është parë disa orë para zbulimit të trupave duke lëvizur në park me diçka në krah, ndoshta trupin e foshnjës. Sipas hetimeve paraprake, dy viktimat mund të kenë qenë pjesë e komunitetit të personave të pastrehë që qëndrojnë në zonat më të izoluara të parkut. Për të konfirmuar lidhjen mes gruas dhe foshnjës, si dhe për të identifikuar ato, do të nevojiten analizat e ADN-së.

Autopsia mbi trupat, që fillimisht ishte planifikuar për të martën, u krye të dielën në mbrëmje dhe nuk zbuloi shenja dhune mbi trupin e gruas. Për rezultatet e analizave toksikologjike do të duhet më shumë kohë. Në zonën ku u gjetën trupat, në vende të ndryshme të parkut, nuk u zbuluan gjurmë që sugjerojnë tërheqje trupash apo prani mjetesh që mund të kenë transportuar viktimat.

Trupi i gruas, që sipas vlerësimeve mund të ketë qenë rreth 40 vjeç, ishte mbuluar me një thes në momentin e zbulimit, dhe jo futur brenda tij siç ishte raportuar fillimisht. Sipas inspektimit të kryer nga mjeku ligjor të shtunën në mbrëmje, trupi i saj ndodhej në një fazë shumë më të avancuar dekompozimi në krahasim me trupin e foshnjës, çka sugjeron se gruaja ka ndërruar jetë disa orë përpara foshnjës. Në të dy trupat nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Misteri i “gruas me të zeza”

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen përreth zonës së parkut ku u gjetën trupat. Sipas të përditshmes La Stampa, disa dëshmitarë kanë raportuar për praninë e një gruaje të veshur me rroba të zeza që në ditët e fundit është parë duke qëndruar në park dhe goditur kokën me duar.

Dëshmitë tronditëse

“Po luanim volejboll në një hapësirë të hapur kur një nga vajzat u largua për nevojat personale dhe nisi të ulërinte,” tregon një nga dëshmitaret që gjeti trupin e gruas pak para orës 20:00. Më pak se 200 metra larg ishte vendi ku u zbulua trupi i foshnjës. “Dallohej një krah, ai i majti, i përkulur drejt kokës,” tregon dëshmitarja që dha alarmin. “Ishte në një thes të zi. Sapo e pashë, e kuptova që ishte e vdekur.”

“Ajo kishte një kanotiere të çelët. U largova menjëherë, isha në gjendje shoku,” tregon për Corriere della Sera. Pas njoftimit, shokët e saj fillimisht u afruan, më pas vrapuan drejt policisë që ndodhej afër për të hetuar vendin ku ishte zbuluar trupi i foshnjës.

“Dukej si një lodër… nuk më shkonte mendja se mund të ishte një foshnje e vërtetë. Nga rrugica dukej vetëm njëra anë, e fshehur mes shkurreve. Nuk mund ta besoj,” tregon një tjetër dëshmitar që zbuloi trupin pa jetë të vajzës së vogël, e moshës rreth 5 deri në 10 muaj. Ai ishte personi që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë së bashku me zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipin mjekësor të urgjencës.

“Nuk e di çfarë të bëja… isha në panik,” tregoi një grua rreth të pesëdhjetave, që gjithashtu përjetoi një shok të madh dhe u ndihmua menjëherë nga ekipi i urgjencës.

Related Posts

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…

Nga muaji mars 2026, prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim tatimor të ri që synon të mbështesë familjet shqiptare dhe të ulet…

Pamje që transmetohen për herë të parë, momenti kur Kristi del nga shtëpia nëpërmjet murit

Pak orë para fillimit të Prime-t të së shtunës, Kristi kreu një veprim të papritur. Banori vendosi që të dilte nga shtëpia nëpërmjet murit rrethues. Në pamjet…

Kur Nicolás Maduro akuzonte mafien shqiptare se kërkonte ta rrëzonte nga pushteti (Video)

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar sot nga forcat speciale amerikane në një operacion të befasishëm dhe spektakolar të zhvilluar në zemër të Karakasit,…

Të shtëna me ar’më zjarri/ Pl*goset një vajzë e mitur, kalimtare e rastit

Gjatë orëve të mbrëmjes, në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave. Raportohet se si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë e…

Situata e motit ne vend dhe permbytjet

Pas lajmeve tronditëse të dy ditëve të para, një tjetër sfidë i vjen vendit tonë. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka lëshuar një alarm urgjent për orët në…

Rr’mbeu Maduron në Venezuelë, çfarë është njësia sekrete ‘Delta Force’, më elitarja e ushtrisë amerikane

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u kap këtë mëngjes nga anëtarë të Delta Force, një nga njësitë më sekrete dhe elitare të ushtrisë amerikane. Angazhimi i kësaj…