Mimoza largohet nga shtëpia, bashkëshorti kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 21-vjeçare nga Tirana, e identifikuar si Mimoza Bracja ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se 34 orësh.

Mësohet se ajo është larguar nga banesa e saj në rrugën “Shefqet Kuka” në zonën e Freskut, pas një debati të vogël me bashkëshortin. Ky i fundit ka treguar për JOQ ALBANIA se Mimoza kishte konsumuar substanca narkotike para largimit dhe ka probleme shëndetësore.

Ai ka bërë kallëzim në polici më 10 qershor në orën 21:30 dhe më pas ka dorëzuar një kallëzim me shkrim. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret nga hetimet. Mimoza nuk ka me vete dokumente identifikimi dhe telefon celular, duke e bërë më të vështirë identifikimin dhe kontaktimin e saj.

Familja është në kërkim të saj pasi kanë frikë se ajo mund të shfrytëzohet nga persona keqbërës. Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj kontaktoni menjëherë me policinë ose në numrin e telefonit: 0699894505

Njoftimi i policisë:

“Me datë 10.06.2025, shtetasi E. D., kallëzon se me datë 09.06.2025, i është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij shtetasja M. B., 21 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…