‘Nuk e di pse jam gjallë’! Dëshmia e të mbijetuarit të fluturimit Air India: ‘Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi’!

I mbijetuari i vetëm dhe dëshmitari okular i tragjedisë ka përshkruar momentet që pasuan rrëzimin e aeroplanit të Air India. Vishwas Kumar Ramesh, i cili ishte ulur në sediljen 11A pranë daljes së emergjencës, ende nuk mund ta kuptojë se si arriti të shpëtonte.

Aeroplani u rrëzua në një konvikt të studentëve të mjeksisë disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit. Në bordin e fluturimit ishin gjithsej 169 indianë, 53 britanikë, një kanadez, shtatë portugezë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Duke folur për Hindustan Times, Ramesh përshkroi momentet dramatike: “Edhe unë nuk mund ta besoj që dola gjallë. Për një moment mendova se do të vdisja edhe unë. Por kur hapa sytë dhe shikova përreth, kuptova se isha gjallë. Ende nuk mund ta shpjegoj.”

45-vjeçari tha se menjëherë pas ngritjes, dritat në kabinë filluan të dridheshin dhe më pas aeroplani u përplas në një ndërtesë. Pjesa e avionit në të cilin ai ishte mbeti në tokë, ndryshe nga pjesa tjetër e aeroplanit që ishte e ngjitur në çatinë e ndërtesës.

“Në fillim mendova se kisha vdekur. Pastaj pashë një vrimë në trup, arrita të zgjidhja rripin e sigurimit, përdora këmbën për të hapur kapakun dhe dola jashtë”, tha ai.

I shokuar Ramesh shtoi: “Nuk e di se si mbijetova. Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi asistentë fluturimi, dy persona që ishin pranë meje… Dola nga rrënojat.”

Siç është raportuar nga Hindustan Times, Ramesh kishte qenë në Indi për disa ditë për të vizituar familjen e tij dhe po kthehej në Britani me vëllain e tij.

Duke mbajtur ende biletën e tij, Ramesh përshkroi momentin kur e kuptoi tragjedinë: “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe fillova të vrapoja. Kishte copa të aeroplanit kudo. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çuan në spital.”

Related Posts

Kujdes, nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull ndaleni menjëherë

Ekspertët paralajmërojnë se bojleri mund të jetë rrezik serioz nëse nuk funksionon siç duhet. Një nga shenjat që nuk duhet injoruar është tingulli i fortë, si zierje…

4 vite burg nëse i thoni shokut “hajde në Gjermani”, sipas Kodit të Ri Penal

Sipas nenit 664 të Kodit të Ri Penal, kushdo që nxit ose ndihmon një person të emigrojë në një vend tjetër nëpërmjet mashtrimit, përballet me pasoja të…

“Fëmija më e vjeter” në botë ka lindur në Shtetet e Bashkuara

Më 26 korrik, në SHBA ka lindur Thaddeus Daniel Pierce, një foshnjë e veçantë që ka ardhur në jetë nga një embrion i ruajtur në ngrirje për…

Nëna dhe partnerja cop*tojnë me sharrë 35-vjeçarin

Një krim i rëndë dhe i pazakontë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli në veri të Italisë, ku trupi i copëtuar i Alessandro Venier, 35 vjeç, u…

Tmerr në ajër/ Avioni me gati 300 persona pësoi një rënie të papritur, raportohet për disa të pIagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të papritur prej 460…

E rëndë/ Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i copëtuar në një kosh me gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

Një krim i rëndë është zbuluar në zonën Udine në veri të Italisë , ku autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të një 35-vjeçari, në dhomën e magazinimit…