Aks*dent i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë.

Një automjet i tipit ‘Toyota Auris’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin Nishan Ballaci, i cili udhëtonte i vetëm.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ata ndërhynë menjëherë për të ndihmuar dhe për të nxjerrë shoferin nga kanali, ku kishte përfunduar automjeti.

Fillimisht, Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda, raporton korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Related Posts

“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia: Mos dilni nga shtëpia

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica,…

Pas ndarjes nga Limi, reagon Edi/ Ofendon rëndë Dolcen

Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin…

Berisha thirrje për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë…

Balluku do emërojë në krye të KPP-së të besuarën e vet, të dyja janë..

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim. Balluku ka 11 hetime penale të hapura…

Shoferi i dehur përplasi makinën me një pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar! Arrestohet i riu

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, i cili i ka marrë jetën një të riu. Sipas policisë,…

Dyshimet e para të policisë, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

Tirana u trondit ditën e sotme për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez humbi nga jeta vajzën e tij. Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija…