U mb*yt në lumë në Greqi, pas dhurimit të organeve 12-vjeçari shqiptar do të va*rroset në atdhe! Babait të Kleonit i jepet leje për të marrë pjesë në funeralin e të birit

Një ngjarje tragjike ndodhi në Greqi ku 12-vjeçari shqiptar, Kleoni dhe shoku i tij, Spiros (i cili hyri në ujë për ta shpëtuar) u mbytën në lumin Arahtho të Artës.

Dy të miturit u nxorën nga uji nga një emigrant shqiptar me origjinë nga Berat, por pavarësisht ndihmës mjekësore u shpallën klinikisht të vdekur dhe prindërit e tyre vendosën të dhuronin organet.

Kleoni 12-vjeçar do të prehet në Shqipëri, ndërsa autoritetet greke i kanë dhënë leje babait të të miturit të marrë pjesë në varrim.

I ati i viktimës ishte i shqetësuar se nëse do merrte pjesë në funeralin e të birit, nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Greqi.

Ministri i Imigracionit, Makis Voridis, duke folur për Action 24, njoftoi se “shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, që do t’i lejojë babait të shkojë dhe të kthehet, me qëllim që të marrë pjesë në shërbimin mortor në Shqipëri”.

Siç theksoi Voridis, “ky është një lehtësim për lëvizjen e tij”, duke shtuar se tashmë ekziston një kuadër institucional që parashikon raste të tilla “të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë veshka dhe pankreasi i djalit 12-vjeçar do të transplantohen në Patra në vend të Selanikut, pas një vendimi të marrë nga mjekët. Marrësi do të jetë një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor.

Procesi i marrjes dhe transplantimit të organeve të dy djemve filloi të hënën. Pavarësisht dhimbjes, prindërit e të dy fëmijëve treguan forcë dhe solidaritet të madh, duke u dhënë “dritën jeshile” mjekëve për të marrë organet e vogëlushve.

Transplantet e para të organeve të 14-vjeçarit janë kryer tashmë, me marrësit që kanë pranuar dhuratat e jetës nga dy fëmijët.

Related Posts

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit më me FAT në DASHURI sot?

Dashuria sot nuk lidhet me premtime boshe, por me hapje reale, dialog dhe guxim për të shprehur atë që ndjeni. Ja cilat janë 3 shenjat që kanë…

Shoferi i dehur u përplas me pemën, ky është 21-vjeçari që humbi jetën në Elbasan

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan. Një 26-vjeçar me inicialet R. R., duke…

“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia: Mos dilni nga shtëpia

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica,…

Pas ndarjes nga Limi, reagon Edi/ Ofendon rëndë Dolcen

Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin…

Berisha thirrje për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë…

Balluku do emërojë në krye të KPP-së të besuarën e vet, të dyja janë..

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim. Balluku ka 11 hetime penale të hapura…