Një person dëηohet me 15 vjet bυrgim për dhυ’ηë sєk’sυaIe gjatë Iυftës në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zhivojin Nesiq për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht për dhunimin e një gruaje.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Violeta Namani-Hajra, e cila tha se Nesiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të forcave serbe ka kryer këtë vepër penale.

Gjykatësja tha se e dëmtuara e kishte identifikuar të akuzuarin para Komisionit për hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës. Ajo po ashtu identifikimin e tij e kishte bërë edhe para policisë, por edhe në gjykatë dhe prokurori.

“Dëshmitë e të dëmtuarës gjejnë mbështetje në dëshmitë e dëshmitarëve okularë A.A., H.A., dhe H.H., ku nga këto dëshmi, gjykata ka vërtetuar se Zhivojin Nesiq me përdorimin e dhunës fizike dhe psiqike dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptar. Dhe me këto veprime të kundërligjshme, Zhivojin Nesiq ka kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar sipas ligjit”, tha Namani-Hajra, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktakuza ndaj Nesiqit ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 26 gusht të vitit 2024 dhe gjykimi – që ka qenë i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit – nisi më 11 shtator të po atij viti.

Nesiq gjendet në paraburgim që nga 5 marsi i vitit 2024 dhe gjykata ia ka vazhduar këtë masë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në Kosovë, më 2021 ishte shqiptuar aktgjykimi i parë dënues për dhunë seksuale gjatë luftës. Zoran Vukotiq u dënua fillimisht me dhjetë vjet burgim për dhunë seksuale. Por, çështja u kthye në rigjykim dhe ish-rezervisti i policisë serbe u dënua sërish me dhjetë vjet burgim. Megjithatë, më 2023, Gjykata e Apelit ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit, janë rreth 20 mijë raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe./REL

Related Posts

E rëndë në Korçë! Gruaja bie në kontakt me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në…

Tmerr në Morgun e Tiranës, trupa të dekom’pozuar dhe me krimba!

Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi. Fiksi siguroi foto e…

Detajet e tmerrshme! Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti shqiptar i jep fund vetes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një 28-vjeçar shqiptar ka kryer vetëv rasje. Mësohet se viktima është Mario Bacaj, i cili u hodh nga kati…

Gjarpërinj me ‘pushime’ në Velipojë? Plazhistët hasin shpesh zvarranikun e frikshëm

VELIPOJË – Disa pushues në zonën turistike të Velipojës kanë raportuar praninë e gjarpërinjve në rrugicat pranë plazhit, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe pastërtinë e mjedisit….

Olti Curri: Edi Rama ka zgjedhur pasardhësin e tij ne krye te vendit? Gjithcka në duart e Arbër Hajdarit

Në një postim të fundit në Facebook, opinionisti Olti Curri ka hedhur një deklaratë që ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin publik. Sipas tij, Kryeministri Edi…

Lamine Yamal shkon në pushime me një femër 13 vjet më e vjetër se ai? Dalin fotot

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, është parë me pushime me një asistente fluturimi 13 vite më të madhe se ai. Yamal, 17 vjeç, aktualisht po kalon një…