Gjarpërinj me ‘pushime’ në Velipojë? Plazhistët hasin shpesh zvarranikun e frikshëm

VELIPOJË – Disa pushues në zonën turistike të Velipojës kanë raportuar praninë e gjarpërinjve në rrugicat pranë plazhit, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe pastërtinë e mjedisit.

Pamje të publikuara nga qytetarë në rrjete sociale tregojnë zvarranikë që lëvizin në disa pjesë të lagjeve pranë zonës turistike. Fatmirësisht, nuk raportohet për incidente serioze apo lëndime, por pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për pastrim dhe kontroll mjedisor.

“E pamë një gjarpër të vogël në rrugicë mbrëmjen e kaluar. Nuk ishte situatë e rrezikshme, por gjithsesi shqetësuese.” – tha një vizitor nga Tirana.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri është e zakonshme në ditët me temperatura të larta, veçanërisht në zona ku ka shumë bimësi apo mbeturina.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë me masa parandaluese për të garantuar një sezon veror sa më të qetë për pushuesit dhe banorët vendas.

 

Related Posts

Sarandë: Turisti francez heq këpucët dhe ha zbathur në lokal, klientët të shokuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një restorant në Sarandë, ku një familje turistësh francezë ka tërhequr vëmendjen e klientëve me sjelljen e tyre të papërshtatshme….

Kush i ka dhënë patentë këtij kamikazi me Toyota?

Një kamikaz me “Toyota” është filmuar pasditen e sotme rrugës për në Gjirin e Lalzit duke bërë manovra tepër të rrezikshme në rrugë si dhe tentativa parakalimi…

New York Times: lrani po përgatitet të suImojë bazat amerikane nëse SHBA i bashkohet lzraeIit

Irani po përgatit raketa dhe pajisje të tjera ush tarake për të suImuar bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse Shtetet e Bashkuara i bashkohen Iuftës së…

E rëndë në Korçë! Gruaja bie në kontakt me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në…

Tmerr në Morgun e Tiranës, trupa të dekom’pozuar dhe me krimba!

Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi. Fiksi siguroi foto e…

Detajet e tmerrshme! Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti shqiptar i jep fund vetes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një 28-vjeçar shqiptar ka kryer vetëv rasje. Mësohet se viktima është Mario Bacaj, i cili u hodh nga kati…