Skip to content

E rëndë në Korçë! Gruaja bie në kontakt me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Neviçisht, ku një grua 64-vjeçare ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta. Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Raportohet se e moshuara me iniciale I. D. u transportua në spitalin e Korçës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Published inTë fundit