Skip to content

Sarandë: Turisti francez heq këpucët dhe ha zbathur në lokal, klientët të shokuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një restorant në Sarandë, ku një familje turistësh francezë ka tërhequr vëmendjen e klientëve me sjelljen e tyre të papërshtatshme.

Sipas një qytetari që ndodhej në vendngjarje, djali i familjes hoqi këpucët dhe qëndroi zbathur gjatë gjithë kohës në ambientet e brendshme të restorantit, duke shkaktuar pakënaqësi dhe neveri te të pranishmit.

Ky gjest është cilësuar si një mungesë respekti për vendin dhe klientët e tjerë, sidomos duke qenë se ndodhi në një ambient të mbyllur ku higjiena duhet të jetë prioritet.

Mesazhi i qytetarit:


Përshëndetje JOQ, desha ta shpërndani këtë gjest negativ. Isha në një restorant në Sarandë dhe erdhën disa francezë. Djali hoqi këpucët dhe qëndroi zbathur gjatë gjithë kohës.

Published inTë fundit