“E humbëm Arditën…”, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

Related Posts

Një batutë, një plagë e vjetër dhe shumë lot… Mateo thyhet emocionalisht në mes të shtëpisë”( Video )

Një moment i rëndë emocional ka tronditur banorët dhe shikuesit, duke shndërruar një batutë të thjeshtë në një plagë të hapur. Ajo që nisi si shaka, përfundoi…

Legjenda ndan lajmin e trishte, diagnostikohet me semundje te keqe

Kevin Kigan, 74 vjeç, nje futbollist i dashur nga te gjithe, njëkohësisht ish-trajner i Anglisë dhe lojtar te Hamburgu në Gjermani, Njukasëlli, Mançester Siti dhe Fulhami në…

Nje aktore qe mbajtì lìdhur Shqìptaret pas ekranìt, e gjenì dot se per cìlen behet fjale

E mbani mend serialin “Lule të Vetmuara, nga një telenovelat turke që ka mbajtur shqiptarët lidhur pas ekranit. Seriali tregon historinë e disa vajzave jetime, ku persona…

Gjate gjìthe jetes kìshte menduar se burrì ì saj punonte sì ìnxhìner, kur aì vdìq ajo gjetì ne zyren e tìj

Iu deshën 70 vite për të njohur plotësisht burrin e saj. Në një martesë, çifti i ndan të gjitha me njëri-tjetrin por kjo, mesa duket nuk ndodh…

Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi. Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen…

Nuk ndalet Mateo, rrëfen detaje të reja nga lidhja e tij me Brikenën!

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me Brikenën. Ai ka folur sërish hapur në lidhje me raportin e tij me banoren, duke iu përgjigjur…