Autoritetet bëjnë zbulimin tronditës: Ja çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit “Air India”

Autoritetet indiane kanë konfirmuar se avioni Air India 171, i cili u rrëzua javën e kaluar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave, po fluturonte me gjenerator emergjent në momentin e aksidentit.

Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad me destinacion aeroportin Gatwick në Londër, u përplas mbi një konvikt të kolegjit mjekësor vetëm pak çaste pas ngritjes.

Sipas hetimeve paraprake, avioni kishte arritur vetëm 122 metra lartësi kur të dy motorët duket se humbën fuqinë. Pilotët kishin vetëm 17 sekonda për të reaguar, përpara se avioni të përplasej me godinën që shkaktoi një zjarr masiv.

Ekipet hetuese nga Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), në bashkëpunim me ekspertë nga Britania, SHBA dhe përfaqësues të Boeing, po fokusohen aktualisht në zbulimin e shkakut të humbjes së fuqisë ose të ndonjë reduktimi të menjëhershëm të shtytjes së motorëve.

Një element kyç i hetimit është edhe përdorimi i një turbine ajri emergjente (Ram Air Turbine – RAT), një mekanizëm që aktivizohet automatikisht në rast dështimi të motorëve apo humbje të presionit hidraulik dhe furnizon energji për instrumentet bazë të avionit.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, të dhënat fillestare tregojnë se sipërfaqet e kontrollit të avionit, përfshirë flap-et, ishin në pozicion ngritjeje – çka përforcon hipotezën e dështimit teknik të papritur gjatë kësaj faze kritike të fluturimit.

Autoritetet janë duke analizuar gjithashtu regjistruesit e fluturimit (black boxes), për të rindërtuar moment pas momenti ngjarjet e tragjedisë

Regjistruesi i zërit në kabinë do ndihmojë në zbardhjen e bisedave të pilotëve dhe çdo sinjal alarmi të dhënë, ndërsa regjistruesi i të dhënave teknike do ofrojë detaje për performancën e motorëve dhe reagimin e avionit.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil në Indi, pilotët Sumeet Sabharwal dhe Clive Kunder arritën të lëshonin një thirrje “Mayday” para rrëzimit.

Eksperti i aviacionit dhe ish-piloti Amit Singh theksoi se përveç analizës teknike, hetimet do përfshijnë shqyrtimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, dëshmitë e banorëve të zonës, rekordet e trajnimit të pilotëve, ngarkesën totale të avionit, historikun e mirëmbajtjes dhe raportet e mëparshme të defekteve.

Qeveria indiane ka ngritur një komitet të posaçëm për të analizuar shkaqet e kësaj tragjedie dhe për të hartuar protokolle të reja emergjente për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen. Raporti paraprak pritet të dorëzohet brenda tre muajve.

Ndërkohë, janë nisur kontrolle të menjëhershme në të gjithë flotën e Boeing 787 të Air India, e cila përfshin 33 avionë të tillë.

Në bordin e fluturimit AI171 ishin 53 shtetas britanikë, 159 indianë, 7 portugezë dhe një kanadez.

Related Posts

“Durimi ynë u sos”/ Trump KËRCËNON liderin iranian: Paç fat!

Nuk dihet ende nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në luftën kundër Iranit Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka komentuar jashtë Shtëpisë së Bardhë konfliktin mes Izraelit…

Shenjat e horoskopit që do të kenë verën më të ÇMENDUR të jetës së tyre

Këtë verë, universi po shërben një koktej pikant tranzitesh të fuqishme që do të ndryshojë gjërat në mënyra që nuk i kemi parë kurrë më parë. Saturni,…

Eurostat 2024: Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i…

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë pasi ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti. I njohur ndryshe edhe si “Kapiti”, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Mehmeti…

Po xhironte nje film, shtrohet me urgj*nce ne spital aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Aktorja e njohur Gresa Pallaska është duke kaluar një periudhë të ngarkuar me angazhimet profesionale, teksa është e zënë me xhirimet e projektit të saj më të…

Eurostat 2024: Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i…