Eurostat: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Të dhënat fundit të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.

Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm. Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnjë Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).

Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon. Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).

Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj. Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Në vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).

Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).

Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktual

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së. Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).

Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%)./ Monitor

Related Posts

Paqe apo luftë totale? Nesër vendoset fati i Lindjes së Mesme, çfarë do pranojë Irani?

Teksa kanë kaluar 7 ditë nga nisja e sulmeve të drejtpërdrejta me raketa mes Izraelit dhe Iranit, raportohet se ditën e nesërme do të ketë një tentativë…

Shpëtimi gjatë ditëve të nxehta! Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më…

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të Vorës, në orën 16:00 të ditës së sotme. Pak minuta më pas, një tjetër…

Horoskopi ditor, e enjte 19 qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe. Kush është…

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas uniformave blu, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale E.N.,…

“S’do të kthehem më në shtëpi”- Zhdukja e Emilias, nëna e 16-vjeçares tr*ndit: Doli shëtitje me shoqet, por…! Pas SMS-ve fshihet..

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte,…