‘Burrat nuk janë epiqendra ime’! Doli hapur si bis*ksuaIe, modelja: ’’Kam zbuluar diçka… ’’(FOTOT)

Modelja, autorja dhe nëna e një djali, Emily Ratajkowski, ka folur së fundmi për mënyrën se si ka ndryshuar stili i saj i jetesës pas lindjes së djalit dhe si zgjedh të përballet me normat që shoqëria u vendos grave, veçanërisht nënave, shkruajnë mediat e huaja.

“Nuk mund të vesh më taka si më parë, sepse tani shkolla e djalit është shumë afër. Kur jetonim në qytet, ishim vetëm dy blloqe larg kopshtit të tij. Shpesh e çoja vetë në shkollë dhe shkoja drejt e në punë. Në atë kohë po drejtoja podkastin tim, që edhe filmohej, kështu që vishesha pak më elegante,” u shpreh ajo.

Por ajo shton se mënyra e të veshurit nuk ishte thjesht estetikë, ishte një deklaratë e saj. “Oh, isha padyshim më e kuruar në veshje krahasuar me prindërit e tjerë. Mendoj se kjo është një nga mënyrat e mia për të qenë pak ‘subversive’ në mëmësinë time. Shoqëria na tregon çdo ditë si duhet të duket një nënë, por kush e thotë këtë me siguri?”

Emily Ratajkowski, autore e librit “Trupi Im”, ka një djalë, Sylvester Apollo Bear, të lindur më 8 mars 2021, nga martesa me producentin Sebastian Bear-McClard, nga i cili është divorcuar në vitin 2022. Sot, ajo duket më e qartë se kurrë për kufijtë dhe prioritetet e saj personale.

“Të mos përqendrohesh te burrat është vërtet mirë,” deklaroi ajo. “Në këtë botë, burrat kanë marrë kontrollin, por unë kam zbuluar diçka më të vlefshme: komunitetin. Më pëlqejnë ende burrat, por nuk kam asnjë burrë heteroseksual në jetën time, përveç kur ka interes romantik. Ata janë argëtues, por nuk janë pjesë e thelbit tim.”

Ajo thekson se në qendër të jetës së saj sot janë gratë, komuniteti queer dhe të qenit nënë, jo më figurat mashkullore si domosdoshmëri sociale.

Kujtojme qe Emily kishte dalë më parë hapur si biseksuale, përmes një postimi simbolik në Instagram, duke u bërë një zë i fuqishëm për përfshirjen, identitetin dhe pavarësinë personale.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…