29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Hakerat iranianë kër*ënojnë sërish Shqipërinë: Populli i pafajshëm, në rrezik serioz

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi për të dytën ditë radhazi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në…

“U ar*matosëm në fshehtësi”/ Serbia bëhet gati për lu*ftë, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja…

Njihuni me shenjat e zodiakut që do t`u shkojë jeta “VAJ” nga tani e deri në fund të gushtit

Njihuni me shenjat e zodiakut që do t`u shkojë jeta “vaj” nga tani e deri në fund të gushtit: Binjakët Marsi në Virgjëreshë ju ndihmon shumë. Me…

“Prisni një lu*ftë të madhe midis Perëndimit dhe Lindjes”/ Ky është parashikimi i Baba Vangës që po frikëson gjithë botën

Mistikja e famshme Baba Vanga ndërroi jetë në vitin 1996, por ka shumë që besojnë se parashikimet e saj ende po realizohen deri më sot. Dhe një…

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë/ Mjekët ngrenë alaramin, paralajmërojnë për kujdes

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e sëmundshmërisë duke pësuar…

Aksident në vend/ Përplasen 2 automjete, dy shoferët 20-vjeçarë të plagosur transportohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”. Sipas informacionit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën…