Shembje masive në bregdetin e Golemit pa asnjë masë sigurie, pushuesit në PANlK

Një ngjarje serioze dhe shqetësuese ka ndodhur ditën e djeshme në zonën bregdetare të Golemit, ku ka pasur një shembje masive në një hapësirë të mbushur me pushues dhe turistë, përfshirë fëmijë që ndodheshin fare pranë vendit të rrezikut.

Sipas një qytetari që ka qenë dëshmitar i ngjarjes, incidenti ndodhi pa asnjë paralajmërim apo masë sigurie, ndërkohë që institucionet përkatëse nuk ndërhynë dhe nuk morën asnjë masë për evakuim apo garantim të sigurisë në atë moment kritik.

Edhe më shqetësuese është fakti që kjo ngjarje është lënë në heshtje totale nga mediat, duke mos reflektuar aspak nivelin e rrezikut me të cilin u përballën dhjetëra qytetarë.

Në vijim, po publikojmë mesazhin e plotë të qytetarit dërguar në redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ, po ju drejtohem si një qytetar i shqetësuar dhe i indinjuar, për të denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje në bregdetin e Golemit – një rast shembjeje masive në një zonë të mbushur me turistë dhe pushues.

Ajo që më bën më shumë përshtypje, për të mos thënë që më trondit, është mungesa totale e mbulimit mediatik për këtë ngjarje, pavarësisht rrezikut të madh që iu kanos qytetarëve të pranishëm, përfshirë dhe fëmijë që luanin në afërsi të vendit të shembjes. Nuk u mor asnjë masë sigurie për evakuimin e pushuesve dhe gjithçka ndodhi në mënyrë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një vend publik, në kulmin e sezonit turistik, dhe për një ngjarje që cenon rëndë sigurinë publike, ju bëj thirrje që ta trajtoni me seriozitet këtë rast dhe të kërkoni transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe të ndihen të sigurt në hapësirat publike. Heshtja përballë ngjarjeve të tilla nuk është zgjidhje.”

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…