Makina përpIas motoristin, policia kalon ngjitur me t’rupin dhe… ikën!

Një aksident i rëndë ndodhi pranë Lezhës, ku një automjet përplasi një të ri me motor gjatë një kthimi të rrezikshëm në rrugë. Dëshmitarët ndaluan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili fatmirësisht ishte i vetëdijshëm.

Por pjesa më tronditëse dhe absurde e ngjarjes nuk ishte aksidenti në vetvete, ishte reagimi i policisë. Ose më saktë, mungesa totale e tij.

Pamjet tregojnë një makinë policie që kalon ngadalë, krejt pranë vendngjarjes, ndërkohë që i riu qëndron i shtrirë në asfalt, i rrethuar nga qytetarë që përpiqen ta ndihmojnë. Patrulla… as që kthen kokën. Ecën përpara si të ishte në një xhiro shëtitëse të së dielës.

Gazetari Taulant Koplikaj, dëshmitar i ngjarjes, shkruan:

“Nuk e kam parë as në vitet ’97-’98 këtë lloj shpërfilljeje.”

Sipas tij, nuk dihet nëse policët nuk e panë fare personin e shtrirë (për çudi të gjithë të tjerët e panë), apo kishin ndonjë “mision më të rëndësishëm”, si ndonjë kafe pa faturë fiskale.

Për fat të mirë, ndihma e parë u dha nga qytetarët. Për fat të keq, shteti kaloi tutje.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…