Dy makina përpIasen “kokë më kokë” në Maliq, njëri mjet përmbyset në fushë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditen e sotme në fshatin Nizhavec, të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D. është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volkswagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.