I kërkuar për ν’ɾasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite.

Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet se ka paguar 50 mijë euro (rreth 42 mijë paund) për ekzekutimin e Bashaliut dhe ka ndihmuar autorin që të largohet nga vendngjarja.

Sipas mediave britanike, Lala besohet të jetë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar në bindjen se jashtë sistemit të urdhër-arresteve europiane, do të ishte më i sigurt. Që nga dalja e Britanisë nga BE, ajo nuk bën më pjesë në këtë mekanizëm juridik.

Lala, i njohur gjithashtu me emrin Kristian Lala, u arrestua nga njësia e ekstradimeve e Policisë Metropolitane dhe doli para Gjykatës së Magjistraturës së Westminster-it për t’u përballur me akuzën e “komplot për vrasje” në Shqipëri.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të seancës tjetër gjyqësore që pritet të zhvillohet në muajin korrik, ndërkohë që Shqipëria ka nisur procedurat për ekstradimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi se Lala është akuzuar në mungesë për përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i këtij krimi, duke financuar autorët dhe duke krijuar kushtet për realizimin e tij. Më pas ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja,” – thuhet në deklaratën zyrtare.

Pas krimit, Lala u largua nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani, ku qëndroi i padiktuar për katër vite. Vendndodhja e tij u identifikua pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, tha për mediat se çështja u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal që pranoi të flasë me autoritetet.

“Arrestimi i tij në Britani dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike përbën një sukses të madh dhe pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” – tha Ajazi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë, për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për ata që duan t’i shpëtojnë drejtësisë.”

Sipas një burimi zyrtar të Home Office, Britania ka marrëveshje të posaçme ekstradimi me Shqipërinë, edhe pse ajo nuk bënte pjesë në sistemin e urdhër-arresteve europiane përpara daljes nga BE.

Në vitin 2023, The Telegraph raportoi se mbi 12 mijë shqiptarë kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Kanalit të La Manshit vetëm gjatë vitit 2022. Brenda katër muajve të parë të atij viti, 80 shtetas shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg. Falë marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Britanisë për goditjen e krimit dhe deportimet e përshpejtuara, numri i shqiptarëve që kaluan ilegalisht në 2023 ra në vetëm 630 persona.

Related Posts

Në diplomimin e vajzës, Alketa Vejsiu shprehet se është nëna më krenare në botë

Moderatorja dhe producentja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka ndarë një moment tejet të rëndësishëm dhe emocional në jetën e saj diplomimin e vajzës së saj, Nikolinës,…

Çfarë është dhe si punon sistemi i mbrojtjes ajrore Thales, të cilin Shqipëria e ka kontraktuar

Brenda 14 muajve, Shqipëria do të ketë në gatishmërinë e saj sistemet e para të mbrojtjes ajrore, nën emrin francez të Thales, kompanisë prestigjioze operuese në fushën…

Turisti s’erb pozon për foto duke ngritur 3 gishtat, përfshihet në sh’err me dy shqiptarët

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku të përfshirë janë dy shqiptarë dhe një serb. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur…

DASH nis evakuimin e am*rikanëve nga Izraeli

Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, njoftoi të shtunën ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ndërsa konflikti Izrael-Iran hyn në javën…

Dialogu SHBA-Iran ngec që në fillim: Uashingtoni refuzon propozimin iranian

Irani shprehu gatishmëri për të negociuar, por SHBA-të e konsideruan përgjigjen e tij të papranueshme. Uashingtoni i ofroi Teheranit disa korniza të mundshme për një marrëveshje, por…

Detaje nga sherri në Astir/ Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy personave, më pas…

Një ngjarje e rëndë dhe kaotike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit”, ku disa persona janë përfshirë, duke sjellë bllokim të qarkullimit dhe ndërhyrje…