Pensioni për bonusin e pranverës/ Qeveria vendos ta shpërndajë para kohe, ja kur do të mund ta marrin

Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt.

Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon.

“Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që Ministria e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit”, nënvizoi kryeministri.

Që në nëntor ai lajmëroi një bonus të dytë, pas atij të fundvitit, i cili do të jepet edhe në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të ekonomisë.

BONUSI:

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria vendosi shpërndarjen e bonusit për pensionistët edhe në pranverë përveç dimrit, për shkak se ekonomia shqiptare është rritur. Komentet Rama i bëri gjatë një deklarate për mediat bashkë me zv.krye ministren Belinda Balluku, ku foli rreth vendimit të ekzekutivit për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek për kWh.

Rama tha, gjithashtu, gjatë fjalës së tij se bonusi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe në pranverë nuk do të jetë vetëm për këtë vit për qëllime elektorale, por do të jetë aty edhe në vazhdim. Për këtë, as nuk i intereson çfarë thonë të tjerët, duke e konsideruar përdorimin politik.

“Për çdo gjë që kam bërë, bëj dhe do bëj, njerëzit do thonë dhe nuk më intereson se çfarë thonë. Thanë edhe që bonusi i pranverës për pensionistët është elektoral, unë vetë si qenie jam elektoral që kur dal nga shtëpia, prandaj kështu do thonë për çdo gjë që unë bëj.

Por ajo që më intereson mua është që pensionistët do të marrin një bonus tjetër, sepse ekonomia po rritet dhe rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.

Pra, të gjithë të marrin pjesën e tyre nga kjo rritje. Ajo që mua më intereson është e vërteta. Bonuset e pensioneve janë aty për të qëndruar, si rezultat i projeksioneve dhe rritjes së ekonomisë. Ulja e energjisë është aty për të qëndruar”, deklaroi kreu i qeverisë nga konferenca e djeshme.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 1 korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te…

I fundit! Piu nje gr*sht me ilace, shtrohet me urgj*nce ne spital kengetarja njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej ditës së diel ndodhet e shtruar në spital. Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja publikoi në WhatsApp disa pamje…

A do donte të ishte opinionist në “Big Brother VIP 5”? Ja përgjigja epike e Jul Dedës

Aktori dhe moderatori i njohur, Julian Deda, u ka kushtuar pak kohë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke bërë një bisedë virutale me ta. “Vetëm pyetje…

’50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen babain’! I zhdukur prej 21 ditës, familjarët kërkojnë ndihmë

TIRANË- 78-vjeçari, Lekë Ndreshaj prej 21 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe. I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë…

Nuk ka ikur… C0VID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja

Tiranë- Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare. Këtë e ka bërë…

Bie aksidentalisht nga pallati ku banonte, humb jetën një i moshuar në Tiranë

Tiranë, 1 Korrik 2025 – Një ngjarje tragjike është shënuar në kryeqytet, ku një 86-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e…