Pesë drejtimet ku g’oditet ekonomia shqiptare nga përshkaIIëzimi i konfIiktit lzrael-lran-SHBA

22 qershor 2025, 20:10 – Biznes– Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme mes Izraelit, Iranit dhe përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara po rrezikon të ketë pasoja të menjëhershme edhe për ekonominë shqiptare, e cila varet ndjeshëm nga importet dhe stabiliteti ndërkombëtar.

1. Nafta dhe derivatet Tregjet ndërkombëtare kanë reaguar menjëherë me një rritje nga 10% deri në 13% të çmimit të naftës bruto. Kjo do të reflektohet shumë shpejt edhe në tregun vendas, duke rritur koston për transportin, prodhimin dhe jetesën në përgjithësi.

2. Furnizimi me energji elektrike Për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta, Shqipëria po rrit ndjeshëm importin e energjisë. Një destabilizim në tregjet energjetike ndërkombëtare mund të sjellë çmime më të larta dhe vështirësi në sigurimin e energjisë.

3. Furnizimi me drithëra dhe ushqime bazë Përplasja aktuale në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur konflikti Rusi-Ukrainë vijon, duke mbajtur të tensionuar tregjet e drithërave. Shqipëria, që ka një varësi të konsiderueshme nga importi i grurit dhe misrit, mund të përballet me çmime më të larta dhe mungesa në treg.

4. Lëndët e para për industrinë Industritë përpunuese shqiptare varen nga importet e metaleve, plastikës dhe përbërësve të tjerë që vijnë kryesisht nga tregjet aziatike dhe lindore. Një përkeqësim i krizës mund të vonojë zinxhirët e furnizimit dhe të rrisë kostot e prodhimit.

5. Goditja ndaj turizmit Në prag të sezonit turistik, një klimë ndërkombëtare e pasigurt dhe me fluturime të reduktuara mund të sjellë anulime rezervimesh dhe rënie të ndjeshme të numrit të turistëve. Kjo do të ndikonte direkt në të ardhurat e sektorit të turizmit dhe punësimin sezonal.

Banka Botërore ka paralajmëruar në një raport të fundit për një valë të re krize të çmimeve në rast se përshkallëzimi i luftërave aktuale vazhdon. Shqipëria, si shumë vende të vogla, rrezikon të jetë ndër më të prekurat nga këto luhatje të reja ekonomike globale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Pse ika nga pushteti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbulon gjithcka!

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dritare me Rudina Xhungën, në vitin 1999, ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Ramiz Alia foli për arsyet e largimit, pa dhunë, nga…

Mediat e njohura! “Nostradamusi i gjallë” TR*NDIT botën! Ja çfarë ka parashikuar për vitin 2026…

Figura e njohur ndërkombëtarisht si Athos Salomé, të cilin mediat e huaja e quajnë “Nostradamusi i Gjallë”, është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve me parashikimet e…

Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara, mbetet mes murit dhe kondicionerit

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve,…

“Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “b’òmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së…

Fundjava sjell…”/ Mèteorología Porja tregon çmèndurite e motit për ditët në vijim

Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti…

Marrin fund Borxhet, data 14 Dhjetor i Sjell LEKUN E MADH Ketyre 4 Shenjave te Horoskopit

Pas 8 dhjetorit, jeta më në fund fillon të përmirësohet për tre shenja të zodiakut . Retrograda e Jupiterit hap dyer që deri më tani dukeshin të…