3-vjeçarja gjendet buzë rrugës, 145 km larg shtëpisë: Policia zbulon detaje tr*onditëse në telefonin e të ëmës

Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç, u gjet e gjallë duke ecur vetëm buzë një autostrade në Ontario të Kanadasë, rreth 145 kilometra larg shtëpisë së saj në Montreal – pas një kërkimi të ethshëm që zgjati katër ditë.

“Ajo po fliste me oficerin e policisë, ishte gjallë. Ne i dhamë ndihmën e parë, ujë dhe ushqim”, tha Éloise Cossette, një zëdhënëse e Policisë së Québec-ut, në një përditësim për median. “Prioriteti është vetëm të sigurohemi që ajo është mirë.”

Ndërkohë, policia ka zbuluar se nëna e saj kishte bërë disa kërkime shqetësuese në internet përpara zhdukjes së vajzës, përfshirë organizimin e funeraleve për fëmijë dhe blerjen e urnave (enë e posaçme ku ruhet hiri i një personi pas kremacionit).

Claire Bell u pa për herë të fundit të dielën në mëngjes teksa dilte nga një dalje emergjence e pallatit ku banonte, së bashku me nënën e saj, Rachel Todd dhe qenin e tyre.

Po atë pasdite, mamaja e raportoi zhdukjen e vajzës në një zonë tjetër, Coteau-du-Lac, rreth 100 kilometra nga vendi ku ishin parë fillimisht.

Menjëherë pas raportimit, policia nisi një operacion të madh kërkimi në Quebec dhe Ontario, ku morën pjesë qindra efektivë dhe qytetarë.

Claire u gjet më në fund e vetme, duke ecur buzë autostradës 417 në Ontario, pas një këshille nga një dëshmitar dhe përdorimit të dronëve për kërkimin.

Qeni i saj u gjet i ngordhur pranë një dyqani suveniresh aty afër, vendi ku nëna pretendoi se kishte humbur vajzën.

Policia aktualisht është në kërkim të një dëshmitareje që mund të ndihmojë në zbardhjen e orëve midis zhdukjes dhe raportimit të saj. Bëhet fjalë për një grua që jeton në një fermë dhe thuhet se ka takuar nënën e vajzës ditën e zhdukjes.

Rachel Todd, 34 vjeçe, është arrestuar dhe është akuzuar për braktisje të një fëmije.

Hetuesit zbuluan se në telefonin e saj ajo kishte bërë kërkime të përsëritura për “urnat e fëmijëve” dhe “ceremoni funerale”, gjë që autoritetet e kanë cilësuar si alarmante.

“E gjithë kjo histori po shkon në një drejtim shumë të errët,” tha për mediat një burim pranë policisë që po punon në këtë rast.

Seanca gjyqësore për Todd është shtyrë deri të premten.

Një video e publikuar në llogarinë e nënës në TikTok, po atë ditë kur ajo raportoi zhdukjen e vajzës së saj, e tregon atë duke e mbajtur në krahë, dukshëm e zemëruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…