Ku ndodhen bazat ush’tarake amerikane në Lindjen e Mesme?

Irani ka ndërmarrë sot një operacion kundër një baze amerikane në Katar. Ky zhvillim përbën një zgjerim të drejtpërdrejtë të konfliktit përtej kufijve të Izraelit dhe sinjalizon se Irani është i gatshëm të godasë edhe praninë amerikane në rajon, si pjesë e hakmarrjes për sulmet ajrore që SHBA-të ndërmorën kundër objekteve bërthamore iraniane më 13 qershor.

Ky hap paraqet një sfidë serioze për SHBA dhe aleatët e saj në Gjirin Persik. Sulmi në Katar, një vend ku “strehohet” nga një nga bazat më të rëndësishme amerikane në rajon, vjen në një moment kur Uashingtoni ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti më të gjerë dhe ka vendosur trupat e tij në gjendje të lartë gatishmërie.

Ndërkohë që Irani i paraqet këto sulme si “mbrojtje kombëtare”, përfshirja e drejtpërdrejtë e objekteve ushtarake amerikane dhe përdorimi i armëve më të sofistikuara do të detyrojë një reagim të kalibrit të lartë nga SHBA dhe aleatët rajonalë.

Ku ndodhen bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mijëra ushtarë të dislokuar në baza të ndryshme ushtarake në Lindjen e Mesme, një rajon ku Uashingtoni ka zhvilluar operacione të shumta gjatë dekadave të fundit.

Më poshtë janë vendet kryesore të Lindjes së Mesme ku SHBA kanë prezencë të fuqishme ushtarake, e drejtuar nga Komanda Qendrore Ushtarake e SHBA për Lindjen e Mesme.

Bahreini

Ky mbretëri e vogël në Gjirin Persik strehon një bazë detare ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës së SHBA dhe selia qendrore e komandës së forcave detare në rajon. Porti i thellë i Bahreinit mund të pranojë anijet më të mëdha ushtarake amerikane, përfshirë aeroplanmbajtëset. SHBA-të e kanë përdorur këtë bazë që prej vitit 1948, më parë nën administrimin e marinës mbretërore britanike. Disa anije amerikane anti-minë dhe logjistike kanë bazën në Bahrein, përfshirë edhe njësi të Gardës Bregdetare me anije të shpejta.

Iraku

SHBA kanë trupa të vendosura në disa rajone të Irakut, përfshirë bazat ajrore në Al-Asad (perëndim) dhe Erbil (veri). Edhe pse qeveria irakiane është aleate e ngushtë e Iranit, ajo mbetet partner strategjik i SHBA. Rreth 2,500 ushtarë amerikanë janë të pranishëm në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist Shteti Islamik. Bagdadi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për një tërheqje të graduale të forcave koalicionit. Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar disa herë nga militantë pro-iranianë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Gaza në tetor 2023, por përgjigjja e SHBA ka qenë me goditje të forta ndaj objektivave të lidhura me Teheranin.

Kuvajti

Kuvajti strehon disa baza amerikane, përfshirë Camp Arifjan ku ndodhet një qendër komanduese e CENTCOM. SHBA kanë gjithashtu depo të pajisjeve ushtarake në vend. Baza ajrore Ali al-Salem është shtëpia e Forcës 386 Ajrore Ekspedicionare, që shërben si nyje kryesore për transportin ajror dhe shpërndarjen e forcave luftarake në rajon. Në Kuvajt janë vendosur edhe dronë, përfshirë MQ-9 Reapers.

Katari

Baza ajrore Al-Udeid në Katar është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme dhe përmban qendrën komanduese të CENTCOM, forcat ajrore dhe forcat speciale në rajon. Aty ndodhen avionë luftarakë dhe Forcën 379 Ajrore Ekspedicionare, që përfshin mjete për transport, furnizim në fluturim, inteligjencë, mbikëqyrje dhe evakuim shëndetësor.

Siria

SHBA-të mbajnë trupa në disa baza në Siri si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik. Në prill, Pentagoni njoftoi planin për reduktimin e pranisë ushtarake në Siri, megjithëse grupe xhihadiste mbeten aktive në këtë shtet ende të brishtë.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Baza ajrore Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe strehon Forcën 380 Ajrore Ekspedicionare të SHBA, përbërë nga dhjetë skuadrone avionësh, përfshirë dronë. Në Al Dhafra operojnë edhe avionë luftarakë dhe një qendër trajnuese për mbrojtjen ajrore dhe anti-raketë.

Related Posts

Evropa përfshihet nga vala e parë ekstreme e të nxehtit – temperaturat arrijnë deri në 46.6°C, alarm për “kupolën e nxehtësisë”

1 Korrik 2025 – Europa Jugore dhe Qendrore po përjeton valën e parë të të nxehtit ekstrem për këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në…

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet. Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë…

Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj? Horoskopi Mujor: Korrik 2025

DASHI Ke hedhur themelet dhe tani është koha të dalësh në dritën tënde. Dashi , gjërat do të ecin shpejt për ty deri në fund të muajit;…

SPAK PROVA të REJA kundër ish-çiftit Meta-Kryemadhi/ Një tjetër kartë ‘NË SKENË’ me 240 mijë dollarë shpenzime!

Ndërkohë që ish-presidenti, Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK. Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një…

Horoskopi ditor, e martë 1 korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te…

I fundit! Piu nje gr*sht me ilace, shtrohet me urgj*nce ne spital kengetarja njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej ditës së diel ndodhet e shtruar në spital. Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja publikoi në WhatsApp disa pamje…