E TRISHTË! Shuhet aktori dhe komediani i njohur

Bota e kinemasë italiane ka humbur një nga figurat më ikonike të saj: Alvaro Vitali, aktori dhe komediani i njohur për rolin legjendar të Pierinos, ka ndërruar jetë në Romë, në moshën 75-vjeçare.

I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali ishte shtruar në spital dy javë më parë për shkak të bronkopneumonisë së përsëritur, siç konfirmoi ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Stefania Corona.

I zbuluar nga Federico Fellini, Vitali debutoi në vitin 1969 me një rol të vogël në Fellini Satyricon dhe më pas u shfaq në disa prej filmave më të famshëm të mjeshtrit italian, si I Clowns, Roma dhe Amarcord.

Por ishte humori i tij karakteristik, pamja e paharrueshme dhe energjia shpërthyese që e kthyen në mbretin e komedive erotike italiane të viteve ’70 dhe ’80, duke luajtur në mbi 150 filma, ku roli i Pierino mbeti më i dashuri për publikun.

Me rënien e këtij zhanri, ai u tërhoq nga skena për disa kohë, por u rikthye në televizion me emisionin Striscia la Notizia dhe në vitin 2006 mori pjesë në reality-show-n La Fattoria, të cilin e la për shkak të problemeve me astmën.

Vetëm pak ditë më parë, emri i tij ishte rikthyer në vëmendje për një takim të shumëpërfolur me ish-gruan e tij, por fatkeqësisht, kjo do të mbetet një nga daljet e tij të fundit publike.

Related Posts

Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)

Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice,…

Aksident i RËNDË në vend, 5 persona nisen me URGJENCË në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete…

Nga 28 JANARI/ Marsi në Ujor ndryshon gjithçka në JETËN tuaj!

Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që…

Plas mes deputeteve te PS

Në Komisionin e Jashtëm, ka pasur dhe një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe drejtuesin e komisionit Igli Hasani. Teksa Hasani po…

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vonesën ekstreme në kalimin e pagës për punonjësit e shëndetësisë. Sipas Shoqatës, edhe pse…