Kjo eshte vajza qe al*rmoi RENEAN! I dashuri prej dy ditesh i jepte K*KAlNE dhe bashke me shoket…(Foto)

Sajma Qordja është e reja e cila “ngriti në këmbë” autoritetet mesditën e kësaj të enjte. Një telefonatë e të resë ku pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona, bënë që forca të shumta policie të “zbarkonin” në adresën që Qordja u komunikoi autoriteteve.

Në momentin që policia të shoqëruar nga Forcat Speciale mbërritën në vendin e ngjarjes, e reja nuk pranoi që t’u hapte derën.

Të gjendur në të tilla kushte, në pamundësi për të hyrë nga dera, efektivët e RENEA-s, gjetën një mënyrë për tu futur në banesën e katit të tetë nga dritarja e ballkonit.

Dy efektivë të forcave speciale, u lidhën me litar nga tarraca e pallatit dhe zbritën në katin e tetë, ku futën nga dritarja dhe ballkoni.

Kjo është vajza që alarmoi RENEA-n, postonte foto krah Edi

Sajma Qordja

Efektivët arritën të futen brenda ku dhe gjetën vajzën në kushte të rënda psikologjike, por paraprakisht thuhet se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Deri më tani dyshimet e policisë janë se brenda banesës ku ndodhej vajza kanë qenë dhe disa djem të cilët kanë arritur të largohen para se Forcat Speciale të futeshin në apartament.

Teksa policia po punon për identifikimin e këtyre shtetasve, në apartamentin përballë atij ku ndodhej Qordja u gjetën shenja kokainë si dhe dy armë zjarri, ndërsa në apartamentin ku ishte vajza u gjet një jelek antiplumb.

Kjo është vajza që alarmoi RENEA-n, postonte foto krah Edi

Sajma Qordja
Sakaq, theksojmë se dy apartamentet ishin marrë me qira ditore nga i dashuri i Sajma Qordja. Nga ana tjetër babai i Sajma Qordjas pretendon se vajza e saj ishte rrëmbyer nga disa persona.

Kjo shtetase rezulton të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale. Në profilin e saj në “Instagram” e reja ka publikuar foto nga përditshmëria e saj, madje ka dhe një foto kur ishte e vogël krah kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe policia të cilët bënë me dije se nga kqyrja paraprake në trupin e kësaj shtetase nuk u konstatuan shenja dhune.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se: Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve”, njofton Policia.

Related Posts

KUJDES! Mos bëni gabim të shkoni në Itali për Festat e Nëntorit, ja përse

Italia pritet të përfshihet nga kaosi në transport gjatë fundit të nëntorit, pasi janë paralajmëruar greva të mëdha që do të prekin si udhëtimet ajrore, ashtu edhe…

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën. Viktima ka ndërruar jetë pasi ka rënë në korrent gjatë punës pranë një…

Çudit Kryemadhi! Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme se’ks uale

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të…

Doktorit i ra të fikët kur mësoi se kush ishte pacientja e tij shtatzënë !!!!

Në një rast që tronditi të gjithë personelin e spitalit, një doktor u gjend përballë një situate që nuk e kishte pritur aspak. Pacientja e tij e…

5 rregullat si të bëhesh i pasur në Tiranë, ja cfarë duhet të bëni

Për të pasur sukses financiar në Tiranë ose në çdo vend tjetër, duhet të ndiqni disa hapa kryesorë: Planifikoni: Bëni një plan të qartë të qëllimeve tuaja…

Gjinekologia tregon se sa herë në javë duhet të kryeni marr*dhënie, arsyeja e forte

Gjinekologia: Përfitimet e marrëdhënieve intime të rregullta për gratë dhe çiftin Një gjinekologe e njohur ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve intime të rregullta mes bashkëshortëve, duke veçuar…