“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare.

Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin e ri “Bashkallajk”, duke marrë vëmendje edhe për ndryshimin e madh në pamje.

Megjithatë, përveç rikthimit të tij artistik, Jashari ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratat e forta që ka dhënë në një intervistë për “Tëvë 1”. Ai ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një produkt të propagandës serbe.

“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet m’i ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë ‘jam kosovar’. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb.” – tha Jashari, me tone të ashpra dhe të ngarkuara emocionalisht.

Ai theksoi se e do shumë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, por se nuk pranon ndarjen identitare mes shqiptarëve, duke e parë si të rrezikshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar.

“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.

Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, tha aktori.

Aktori theksoi se çdo njeri ka të drejtë të ndjehet si dëshiron, por se ai vetë e refuzon plotësisht përdorimin e termit “kosovar”, duke e cilësuar si një “terminologji që e ka shpik serbi”.

Related Posts

Zbardhet ngjarja me a’rmë në zonën e Institutit – 7 persona të përfshirë, një i arrestuar, 4 në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në një konflikt…

Gjendet e paj’etë në banesë një vajzë e re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup…

Gjendet trupi i paj*të i një burri në një depo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Mamurras ku një 60-vjeçar është gjendur i pajetë nga punonjësit në sipërfaqen e një depoje. Shërbimet e…

Dh’unoi dhe mori me forcë në makinë 40-vjeçarin, përfundon në p’ranga i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, identifikuar si L. R. (P.), banues në kryeqytet, pasi mori me forcë në automjet një 40-vjeçar dhe e dhunoi fizikisht….

Horoskopi ditor, E enjte 26 qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni nevojë për…

G0DlTl me thikë të riun, arr*stohet 18-vjeçari në Kukës

Një 18-vjeçar i identifikuar si Orgen Lataj është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ditën e djeshme ka goditur me thikë 23-vjeçarin Artur Buçpapaj për motive të…