Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, 45-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë

Pasuritë e një 45-vjeçari në Gjirokastër janë vënë nën sekuestro, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Katan Baho alias Sokrat Baho dyshohet për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara janë: Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër; ndërtesë dykatëshe+papafingo në fshatin Valare; ndërtesë dykatëshe në fshatin Valare; servis makinash në lagjen “Grehot”; lokal në lagjen “Grehot” dhe një automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Bëhet me dije se po punohet për gjetjen e tyre. NJOFTIMI I PLOTË:

Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Një grua dërgon një foto të vajzës së saj ish-të dashurit të saj. Tri ditë më vonë ai i përgjigjet. Ajo që lexoi dhe pa e bëri atë të qeshë…

Një mbrëmje, Tanja hyn në rrjetin social dhe papritmas sheh emrin e Viktor, Mironjuk, mes miqve të përbashkët. Mendoi: pse të mos i dërgoj një foto të…

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbulimin misterioz nga hapësira

Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak…

Si e pësoi vlerësimin me notën 9 mësuesi që nuk e njihte Pranverën, vajzën e Enver Hoxhës dhe çfarë ndodhi pastaj?!

Ju keni mbaruar për histori e filozofi, kur mbaruat universitetin ku e bëtë praktikën? Po, atëherë kishte praktikë për ata që mbaronin studimet. Për çudi, mua më…

Po prek masivisht të RINJTË/ Ky ka*ncer i rrallë në rritje të shpejtë, mjekët të ALARMUAR!

Ka nceri i apendiksit është një gjendje që deri para pak kohësh ishte aq e rrallë, saqë shumica e njerëzve, madje edhe mjekëve, kurrë nuk e merrnin…

“GABIM” TRAGJIK! Burri po operohej për kancerin, mjekët i heqin organin e shëndetshëm…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një pacient 77-vjeçar është viktimë e një gabimi të rëndë mjekësor, pasi mjekët i kanë hequr gabimisht veshkën e…