‘Ktheji avionët mbrapsht të thashë’! Zbulohet biseda e ten’sionuar e Trump me Netanyahun që shpëtoi arm*p’ushimin

Channel 13, një nga kanalet mediatike kryesore të Izraelit ka zbuluar mbrëmjen e sotme dialogun dramatik midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, natën kur armëpushimi me Iranin “u shpëtua”.

Sipas raportit, Trump ndërhyri personalisht për të ndalur një operacion ushtarak izraelit kundër Iranit.

Ai e telefonoi Netanyahun dhe i kërkoi të anulonte sulmin ajror, duke i dhënë urdhrin e qartë: “Thuaju avionëve të kthehen prapa”.

Biseda ndodhi disa orë pasi Irani shkeli armëpushimin e brishtë duke lëshuar dy raketa balistike.

Trump, duke iu referuar një sulmi të mëparshëm izraelit, thuhet se i tha Netanyahut: “Ju hodhët të gjithë arsenalin tuaj drejt tyre”.

Kryeministri izraelit u përgjigj duke mohuar se sulmi ndodhi pasi filloi armëpushimi.

“Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi sulmuar që kur armëpushimi hyri në fuqi”, thuhet se u përgjigj Netanyahu.

Pavarësisht shpjegimeve, Trump këmbënguli. “Nuk më intereson, më fajësoni mua. Nuk ishte e qëllimshme (sulmi i Iranit), raketat nuk ranë dhe nuk pati dëme”, tha ai, duke iu referuar sulmeve iraniane dhe duke theksuar nevojën për të shmangur një shpërthim të ri ushtarak.

Sipas gazetës Times of Israel, ndërhyrja e Trump zbulon tensionin, por edhe ekuilibrin delikat politik midis SHBA-së dhe Izraelit në një kohë tensionesh të larta rajonale.

Episodi tregon gjithashtu rolin e drejtpërdrejtë që presidenti amerikan mban në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe shkallën e ndikimit të tij personal mbi kryeministrin izraelit.

Menjëherë pas bisedës, Netanyahu dha urdhrin për kthimin e avionëve. Sipas raportimeve në Izrael, avionët ishin vetëm “tre minuta larg objektivit” para se kryeministri izraelit të ndryshonte urdhrin, dhe ata kishin synuar anëtarët e Gardës Revolucionare.

Vetëm një avion goditi një radar të vjetër, pasi nuk pati kohë të reagonte, dhe pjesa tjetër u kthye mbrapsht.

Related Posts

I vuri fl*akën gjyshit, mbesa: E bëra për t’a çliruar nga vuajtjet!

FRANCË- Një grua në Francë, e cila vrau gjyshin e saj 95-vjeçar të shtrirë në shtrat duke i vënë flakën shtratit të tij u dënua të mërkurën…

Renditja e fatit sipas Brankos: Tre shenjat ne fat dhe 3 në siklet për sot, e enjte 26 qershor 2025

Sot është një ditë ku ndikimet planetare krijojnë kontraste të forta. Disa shenja përfitojnë nga kombinimi i Diellit në Gaforre, Mërkurit që favorizon komunikimin dhe Venusi që…

Aksident i rëndë në Durrës, makina i merr jetën të moshuarës

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se…

Si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues? Masat që duhen marrë për të shmangur pasojat e temperaturave ekstreme

Me rritjen e temperaturave gjatë verës, vala e të nxehtit po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike….

Pensionistët s’do të enden më gjyqeve, ligji për njohjen e viteve të punës gati për zbatim! Ja sa do të përfitojnë dhe si do dokumentohet puna para ‘93

Vetëm pak javë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për njohjen e viteve të punës për të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativa apo…

Qumështin ia ftohin në një fuçi/ Fëmija me ep’iIepsi që jeton me qiri në mes të Tiranës

Emisioni Investigativ ‘Tak Fak’, u ndal në këtë episod të radhës fillimisht në qytetin e Kamzës. Aty ku na priti historia e pazakontë e pensionistit Skënder Cena,…