Skip to content

Aksident në Lezhë. Mjeti godet 4 automjete të parkuara në rrugë, pl*agoset drejtuesi

Lezhë, 26 Qershor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:00 në qytetin e Lezhës, ku një automjet ka përplasur disa mjete të parkuara.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur katër automjete të parkuara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin.

Published inTë fundit