Enada Merkaj, një 21-vjeçare nga Fieri, është diagnostifikuar me leucemi limfoblastike akute (A.L.L) dhe ndodhet e shtruar në një spital në Athinë, ku po përpiqet të përballojë betejën më të vështirë të jetës së saj.
Miqtë e saj kanë nisur një fushatë sensibilizuese dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë sado pak për trajtimin e saj. Familja është në një situatë të rënduar ekonomike dhe nuk mund të përballojë kostot e larta të kurimit.
Në mesazhin e saj prekës në GoFundMe, Enada shkruan:
“Kjo është një betejë shumë e vështirë dhe kam nevojë urgjente për ndihmë mjekësore në Greqi. Askush nuk e zgjedh këtë rrugë, por kur jeta e një të reje është në rrezik, çdo ndihmë, çdo lutje dhe çdo shpërndarje ka vlerë. Nëse keni mundësi të ndihmoni, qoftë edhe me pak, do të ishte një dritë shprese për mua.”
Sipas raportit zyrtar mjekësor nga spitali SISMANOGLIO në Greqi, Enada është diagnostifikuar pas një biopsie të palcës kockore me leucemi B-limfoblastike, një formë e rëndë e sëmundjes që kërkon trajtim të menjëhershëm.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet shkëndija e shpresës që i shpëton jetën Enadës.
Le ta ndihmojmë së bashku Enadën që të fitojë këtë luftë!
KLIKO KËTU PËR TË NDIHMUAR ENADËN