Edi Rama sht*ng mediat angleze: Unë e kam vendosur, ja kur do largohem nga politika

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “The Guardian“, ku u shpreh ndër te tjera se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta, tregon se Britania pas Brexit-it, është “në një vend shumë të errët”.

Vizita e Starmer në Shqipëri në maj, e para ndonjëherë nga një kryeministër britanik, kishte si qëllim vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të lartë. Teksa ndodhej në Tiranë, kryeministri anglez tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar “me një numër vendesh” për të ngritur qendrat. Por, në një veprim të parë si një qortim i butë ndaj mysafirit të tij, Rama tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në skemë, shkruan The Guardian.

Për të shpjeguar refuzimin e bërë ndaj Starmer, Rama u shpreh në intervistë se kryeministri britanik është një “person shumë i mirë dhe i këndshëm”, e se nuk ishte udhëheqësi i parë anglez që ka hapur këtë temë.

“Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo”, tha Rama.

Por përse një marrëveshje e tillë për emigrantët u bë me Italinë dhe jo me Britaninë e Madhe?

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita që dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës. Ne kemi një pikë të dobët për Italinë, kështu që kur Italia na kërkon diçka, ne themi po, pikë.”, tha Rama, duke nxjerrë në pah raportin e ngushtë politik dhe shoqëror që vendi ynë ka me Italinë.

Gjatë intervistës, Rama zbuluar edhe momentin kur mund të largohet nga politika.

Por ky moment lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se “nëse Shqipëria do të arrinte sukses në përpjekjen e saj për anëtarësim, do të ishte momenti i duhur dhe më i mrekullueshëm për të kaluar pishtarin. Do të ishte një arritje personale, por gjithashtu do ta ndihmonte Europën të ishte më pak e mërzitshme dhe më me diell”.

Pra, nëse Shqipëria anëtarësohet në BE, Rama do ta kalojë ‘pishtarin’, nëse jo, këtë dilemë Rama nuk e ka shuar.

Lidhur me integrimin në BE, Rama theksoi se agresionin rus ndaj Ukrainës ndryshoi gjithçka dhe tani Europa është më e interesuar për bashkimin.

“E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani ata (BE-ja), janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që në një farë mënyre edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Europën shumë më të interesuar për bashkimin”, u shpreh Rama.

Related Posts

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…

Sa mandarina duhet të hamë për të marrë një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhen për të marrë një dozë të mirë vitamine C? Të vogla, të lëngshme dhe plot energji, mandarinat – këto mandarina të vogla – janë…

Shqipëria në prag epidemie! Rritje e ndjeshme e infeksioneve respiratore, mbi 11 mijë raste në një javë

Shqipëria po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve respiratore, duke iu afruar pragut epidemik të sezonit dimëror. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit…

Makina e djegur në Llogara, vik’tima një ish-efektiv policie

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vd’ekur brenda një makine që ishte…

Policia konfirmon: DlGJET drejtuesi brenda mjetit në Llogara

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur Qafa e Llogarasë, ku…

Vd*s shoferi/ Përfshihet nga fIakët një makinë në Llogara!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin…