Dy tërmete shkundën Shqiperine sot, sizmologu Dushi bën njoftimin: Ka prej një jave me termete, ja cfare pritet

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEUM, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEUM ka në dispozicion.

Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

Related Posts

Tr*gjedi, rrëzohet një avion privat! Vd*sin disa persona (VIDEO)

Një avion privat i vogël u rrëzua pasditen e kësaj të premteje (27 qershor 2025) në zonën e Sanfolit, pranë Shartrit në Francën perëndim-qendrore, rreth 90 km…

Tro*nditëse! TikToker-i i famshëm vr*itet gjatë transmetimit live, zbulohet arsyeja

Një influencër venezuelian, i cili kritikoi si bandat ashtu edhe policët e dyshuar si të korruptuar, u qëllua për vdekje të hënën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë…

Parashikimi për secilën shenjë të horoskopit për muajin korrik, shenjat më me fat sipas letrave tarot

Korriku 2025 është një muaj i pasur me ndryshime të brendshme dhe sfida të jashtme. Tarot-i i këtij muaji udhëhiqet nga shenjat e Gaforres dhe Luanit dhe…

Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

Shumë artistë jetën e tyre private e mbajnë të mbyllur për publikun. Por, Fifi ishte ajo që vet e konfirmoi lidhjen me Adisin me të cilin kanë…

Vr*au vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian/ Gjykata jep vendimin per Taulant Malajn

Mer dënim maksimal Taulant Malaj, bukëpjekësi shqiptar që dy vjet më parë vrau vajzën e tij Jessica, 16 vjeç, dhe fqinjin e saj, Massimo De Santis. Ky…

Gjesti-Egli apo Sara Hoxha-Erik Fullani?! Zbuloni kush ka fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë…