“Duhet të ketë pasur dhimbje”, ish-prokurori Arjan Ndoji rrëfen momentet e at*ntatit: Shoferi u rrëzua pasi hapi derën, vendi ishte si xhep

Ish-prokurori Arjan Ndoji ka dëshmuar në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt, i dyshuar si organizatori i atentatit ndaj tij më 1 nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në atë ngjarje tragjike, shoferi i tij, Andi Maloku, humbi jetën.

Gjatë dëshmisë, Ndoji tregoi se shoferi i tij arriti të ndalojë makinën dhe të hapë derën, por më pas u rrëzua në tokë, duke shtuar se “duhet të ketë pasur dhimbje, sepse ia doli të dalë nga makina”.

“Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Unë isha koshient vetëm për tri minuta, më pas u rrëzova dhe mbeta pa ndjenja për 6-7 minuta. Më pas e pashë veten në spital,” tha ish-prokurori, duke përshkruar vendin e sulmit si “një xhep ku janë fshehur autorët”.

Ndoji ishte në makinë me Rrumin e Shijakut kur ndodhi atentati, por deklaroi se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar.

“Nuk kam pasur asnjë problem me askënd, as nuk kam pasur shqetësime të mëparshme,” shtoi ai.

Pjesë nga dëshmia:

Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.

Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen.

Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.

Related Posts

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë, mos u lidhni me ta se e hengret

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…

E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të…

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…” Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…