EMRAT/ Iu vendos trit*l pranë dyqanit, kush është 30-vjeçari në Fushë-Krujë që dh*noi me të vëllanë shefin e njohur të kuzhinës

Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lëndë plasëse pranë dyqanit) në bashkëpunim me vëllain e tij, Ernest Luka, kanë dhunur barbarshit shefin e njohur të kuzhinës Indrit Çela në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin Fushë-Krujë – Rinas.

Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Sipas pamjeve të publikuara në kohën kur ndodhi ngjarja, shefi i kuzhinës u raportua se ishte qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën.

Dy ditë pas ngjarjes në media gjithashtu u raportua se Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre. Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh atëherë se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjeçari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës. / Oranews

Related Posts

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri fillon për këto 3 shenja të zodiakut këtë të shtunë 20 dhjetor 2025

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri nis për këto 3 shenja më 20 dhjetor 2025 Hëna e Re në Shigjetar më 20 dhjetor sjell…

Ish-ministri i qeverisë Rama bën deklaratën e fortë: Shqipëria të bëjë kujdes, pritet të…

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë “Rama 1”, Etmond Panariti ka folur për një nga çështjet e kufirit detar me Greqinë. Panariti tha se Shqipëria “duhet të bëjmë…

Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh…

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…