Katastrofë ekologjike në Vjosë: derdhen mbetje nafte në lumë, kafshët e egra në rrezik – nën hetim një zyrtar i Albpetrol

Vlorë, 27 qershor 2025 – Një ndotje e rëndë mjedisore ka alarmuar opinionin publik dhe organizatat ndërkombëtare ambientaliste, pas derdhjes së mbetjeve të naftës në lumin Vjosë, në zonën e fshatit Gorisht, Selenicë. Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë ujin e ndotur nga hidrokarburet dhe kafshë të egra të ngordhura ose duke luftuar për të mbijetuar në kushtet katastrofike.

Ambientalistët flasin për një situatë ekstreme ku “nuk ka më ujë, por vetëm karburant” dhe akuzojnë autoritetet për mungesë të plotë reagimi. Sipas tyre, ndotja ka përhapur një erë të rëndë, lëngjet janë ngjitëse dhe të nxehta, duke krijuar rrezik të madh për florën dhe faunën e zonës.

Pas publikimit të pamjeve dhe denoncimeve, Policia e Vlorës ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht Përparim Memajn, 59 vjeç, përgjegjës i sektorit të dekantimit të naftës në Gorisht. Ai dyshohet se është përgjegjës për derdhjen e mbetjeve të naftës në përroin “Përroi i Madh”, që derdhet në lumin Vjosë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe pritet të pasohet nga hetime të mëtejshme për përgjegjësit institucionalë dhe masat që duhen marrë për rehabilitimin e zonës së ndotur.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…