“I forti” zapton hapësirën publike te Mali i Robit, policia përpIaset me qytetarët

Banorët e një kompleksi banimi në zonën e Malit të Robit i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast flagrant të zaptimit të hapësirave të përbashkëta publike. Sipas tyre, një sipërmarrës privat, pronar lokalesh pranë kompleksit “Selmanaj”, ka rrethuar një sipërfaqe që u përket të gjithëve, duke e kthyer atë në zonë private për vendosjen e tavolinave të klientëve të vet.

Banorët shprehen të revoltuar, duke pohuar se Policia e Shtetit, në vend që të marrë masa për të ndaluar abuzimin, qëndron në krah të pronarit të lokaleve. Ata e akuzojnë policinë se është e njëanshme dhe se vepron nën ndikimin e interesave private.

Prej tre vitesh, banorët thonë se kanë depozituar disa peticione pranë institucioneve përkatëse për të kërkuar çlirimin e hapësirës publike, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“Kam nje rast per te denoncuar. Ne zonen e malit te robit kane zene hapsirat e perbashketa ne kompleksin Selmanaj. Po bejne sherr banoret me policine e shtetit qe eshte paguar nga pronari i lokalit. Per pak ju dergoj dokumentacionin. E kane rrethuar. Kemi tre vjet qe bejme peticione,” shkruan njw denoncues.

Qytetarët kërkojnë që prona publike të jetë ashtu sikurse është vendosur në fillim, e përbashkët, dhe jo të shfrytëzohet nga një palë e caktuar për përfitime personale.

 

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…