SPAK “shkund” qeverinë e Edi Ramës, hetimet intensive vënë në rrezik tre ministra, kryeministri përgatit ndryshime…

SPAK “shkund” qeverinë e Edi Ramës, hetimet intensive vënë në rrezik tre ministra, kryeministri përgatit ndryshime drastike në kabinet

Rigels Seliman

Një rrufe politikë po trondit qeverinë e Edi Ramës, duke ndezur panik dhe ankth në korridoret e selisë rozë. Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetime intensive që kanë vënë në shënjestër të tre ministra kyç të qeverisë që janë përfshirë në afera të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa vetë kryeministri ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm për të shmangur një krisje të paprecedentë në pushtet.

Burime të brendshme flasin për një “lëvizje sizmike” që do të tronditë thellë strukturat e mazhorancës, duke rrezikuar jo vetëm pozicionet, por edhe stabilitetin politik të qeverisë. Kështu që kryeministri Edi Rama, i alarmuar nga kërcënimi i një arrestimi të mundshëm të zyrtarëve të lartë në detyrë, mësohet se po përgatit ndryshime drastike në kabinet, një rikonfigurim që mund të shpëtojë pushtetin e tij nga rrëzimi i afërt. Ndërkohë ky plan emergjent vjen si një përgjigje ndaj hetimeve të Prokurorisë së Posaçme që mund të godasin drejtpërdrejt zëmrën e ekzekutivit dhe përfshijnë dosje të ndjeshme që presin të dalin në dritë. Pra kjo tregon se SPAK, po sfidon strukturat më të fuqishme të shtetit, duke çuar në një krizë që mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për të gjithë klasën politike.

Ndërsa orët kalojnë, të gjithë sytë janë nga Rama dhe lëvizjet e tij të mëdha në kabinet, që mund të ndryshojnë përgjithmonë peizazhin politik në Shqipëri. Megjithatë a do të arrijë kryeministri të shpëtojë nga grepi i hetimeve apo do të jetë kjo fundi i një epoke? Kjo mbetet të shihet. Por një gjë është e sigurtë se lufta për pushtet dhe drejtësi është në pikën më të nxehtë, dhe rrëmuja sapo ka filluar.

Paralajmërimi i Ramës

Ndërkohë kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama vjen pas një deklarate që i ka bërë disa ditë më parë, teksa ka paralajmëruar ndryshime në qeveri dhe parti duke theksuar se fitoren e mandatit e katërt duhet ta përdorin për vetëkorrigjim. “Do ta nisim nga vetja me disa gjëra që duhen parë ndryshe duhen kuptuar ndryshe në nivelin e udhëheqjes së partisë, grupit parlamentar dhe qeverisë. Na duhet medoemos një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar popullin shqiptar si dhe familjen europiane se ne do ta përdorim fitoren e mandatin të katërt për vetëkorrigjim. Duke u përpjekur të reflektoj për pse-në e kësaj ngjitje besoj se gjithë kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përmirësohet Shqipëria dhe do të anëtarësohet vendi ynë në BE brenda kësaj dekade. Nuk është rastësi që kur kjo parti ka qenë mirë Shqipëria ka qenë mirë, kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS”, deklaroi Rama.

Paralajmërimi i Spahiut

Nga ana tjetër edhe juristi Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar shkarkime në radhët e qeverisë. Ai ka deklaruar se kryeministri Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo zyrtari që është subjekt hetimi apo përgjimi nga SPAK. “Edi Rama po bënë një lloj spastrimi për të larguar çdo socialist që është pjesë e hetimeve të SPAK. Po bënë një projekt që të mos ketë më telashe që i kanë shkaktuar pasoja të mëdha të bashkëpunëtorëve të tij që janë arrestuar dhe të pandehur. Unë mendoj se Rama është i pari që e ka ndjerë koston që ka PS nga disa çështje korruptive që janë sot objekt i hetimit të SPAK. Fakti që partitë e reja nuk u bënë me Ramën treguan se s’janë me Ramën. Berisha i mbante ministrat dhe nuk i ndërronte, kurse Rama se ka problem ai mjafton që të jetë vet kryeministër dhe ka për borxh të marr çdo emër. Ai është njeri i surprizave dhe merr edhe njerëz pa meritokraci. Unë kam një bast politikë Rama nuk do bëjë ministër asnjë nga xhaketat e vjetra të PS që kanë shumë vite në Kuvend. Ai do bëjë një qeveri me emra të panjohur”, deklaroi Spahiu pak ditë më parë.

Related Posts

Eni Cobani tregon momentet e vështira: Mendova ta lë emisionin nga presionet

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në emisionin “Shihemi në…

G0DlTl me thikë për vd’ekje Lumturi Zeqjan, burg përjetë ‘Skillës’, anëtarit të ‘HeIIbanianz’ në Londër

Anëtari grupit ‘Hellbanianz’ i njohur me pseudonimin “Skilla”, Sabajet Shuti, 31 vjeç, është dënuar në Londër me burgim të përjetshëm, nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Lumturi…

Horoskopi ditor, e diel 29 qershor 2025

Dashi Ndryshe nga herët e fundit sot do tregoheni shume te kujdesshëm dhe te matur kur te flisni me personin qe keni ne krah. Do mundoheni me…

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro në Durrës. Pamje nga bizneset

Me kërkesë të SPAK, janë sekuestruar 12 mln euro pasuri që i përkisnin grupit kriminal që u godit në kuadër të operacionit URA. Njoftimi i plotë i…

VIDEO TRAGJlKE! Boksierin e zë korrenti teksa feston fitoren!

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket ishte…

Ish-banorët trazojnë rrjetin: “Jemi gati për BBVA 5” (Foto)

Reality show i njohur “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë sezonin e pestë muajt e ardhshëm, ndërsa në rrjet kanë filluar aludimet e para për personazhet…