Si në përralla! Dalin fotot e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, është zyrtarisht jashtë “klubit të beqarëve”.

Të premten, ai u martua me partneren e tij, Lauren Sánchez, në një ceremoni madhështore në Venecia, të cilën e konfirmoi vetë nusja përmes një postimi në Instagram.

Çifti kishte rreth 200 të ftuar në ceremoni.

Mes tyre ishin emra të njohur dhe të fuqishëm të botës, si Bill Gates, Ivanka Trump dhe Kim Kardashian.

Bezos, 61 vjeç, dhe Sánchez, 55, kurorëzuan dashurinë e tyre pothuajse dy vite pas shpalljes së fejesës. Prej muajsh, spekulimet për vendin dhe datën e dasmës kishin arritur kulmin. Në mars, kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, konfirmoi se çifti do të martohej në këtë qytet historik, ndërsa të dy janë parë disa herë në Itali gjatë javëve para ceremonisë.

Dasma ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, por u zhvendos për të premten për shkak të ndryshimit të vendndodhjes, mes shqetësimeve për sigurinë dhe protestave në qytet. Disa banorë protestuan kundër ceremonisë duke shprehur shqetësime për mbingarkesën turistike që mund të sillte eventi dhe mungesën e përfitimeve për komunitetin lokal.

Martesa u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore. Bezos dhe Sánchez mbërritën me taksi ujore të ndara.

Sánchez u pa më herët e veshur me një kostum krem Dior, ndërsa më vonë postoi në Instagram foton e parë me fustanin e nusërisë, duke ndryshuar emrin në profilin e saj në Lauren Sánchez Bezos. 

Fustani i nusërisë është qepur nga Dolce & Gabbana, me dantellë, jakë të mbyllur, kopsa në pjesën e përparme dhe fund në formë sirene. Ajo që e plotësonte pamjet ishte velloja e gjatë deri në tokë.

Jeff Bezos kishte zgjedhur një kostum klasik për këtë rast.

Çifti e bëri lidhjen publike në janar të vitit 2019, pak pas njoftimit të ndarjes së Bezos nga ish-bashkëshortja MacKenzie Scott. Në atë kohë, Sánchez ishte e martuar me producentin Patrick Whitesell, por çifti nisi procedurat e divorcit në prill të po atij viti.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…