Shpiku dron nënujor për të trafikuar dr*gë, kush është shqiptar që bleu pronë me vlerë tre milion USD?

SANTO DOMINGO- Një tjetër shqiptar i cili dyshohet si udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të huaja. Mësohet se shqiptari Ylli Didani ka blerë një parcelë buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde të siguruara nga trafiku i dr ogës.

Sipas provave të paraqitura nga prokuroria në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë se Didani ka transferuar më shumë se 200 mijë dollarë në SHBA përmes sistemit të paligjshëm të njohur si “metoda e tokenit”, si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në territorin domenikan. Pagesa është lehtësuar nga rrjete të pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si “kinezët”, të cilët menaxhonin lëvizjen globale të fitimeve nga trafiku i drogës.

Çështja u mbyll së fundmi me një vendim fajësie ndaj Didanit për akuzat e komplotit për shpërndarje të kokainës, shpërndarjes së drogës në anije nën juridiksionin e SHBA-së, dhe komplotit për pastrim parash. Autoritetet amerikane e kanë identifikuar atë si drejtues të një organizate me operacione në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Europë, të përfshirë në transportimin e ngarkesave të mëdha të kokainës.

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kanë kapur më shumë se 3,400 kilogramë kokainë, të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në treg mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu, gjatë gjyqit u zbulua se 43-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një dron nënujor për të fshehur dhe transportuar drogë të ngjitur në trupin e anijeve tregtare me destinacion Europën.

Didani mund të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim federal në pritje të shpalljes së dënimit. Hetimi është kryer nga agjentë të DEA-së, Shërbimit të Tatimeve të Brendshme (IRS-CI), Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamente të policisë lokale në Michigan.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 15 mars 2026

Dashi Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot ju te dashuruarit pranë personit qe keni ne krah dhe ka rrezik te kërkoni persona te tjerë. Beqaret nga…

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….