A do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës? Ish këshilltari i Trump, John Bolton: Vendim i…

Tiranë, 28 Qershor 2025 – Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se vendimi për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk ka qenë i duhuri dhe duhet të rishihet.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, Bolton tha se ky vendim ka qenë i ndikuar politikisht, duke shtuar se është i nevojshëm një rishikim i plotë i tij.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar. Nuk e di deri në çfarë mase duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh Bolton.

Ai shtoi se situata kërkon zgjidhje të shpejtë dhe se marrëdhëniet duhet të rikthehen në normalitet.

“Shpresoj të mund të kthehesha pas dhe ta ribëja, por kjo është e pamundur. Megjithatë, shpresoj që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe të kemi një sjellje më normale në këtë drejtim,” theksoi ai.

Deklaratat e Bolton vijnë në një kohë kur diskutimi për vendimin “non grata” ndaj Berishës mbetet një nga çështjet më të nxehta në politikën shqiptare dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Related Posts

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…

Kur fati i Gjestit përplaset me emocionet e Gimbos

Një situatë e papritur dhe e mbushur me emocione ka ndodhur në Big Brother VIP Albania, ku Gimbo, DJ i njohur dhe mik i ngushtë i Gjestit,…

“Jam në gjendje të rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit pas arrestimit

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka deklaruar para gjykatës se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe nën…