Skip to content

Aksidentohet 19-vjeçarja ukrainase në Vlorë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Sazani” në Vlorë, ku një vajzë 19-vjeçare nga Ukraina është përplasur nga një furgon.

Sipas policisë, vajza është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmën e nevojshme në spital. Ngjarja ka ndodhur kur një 47-vjeçar, banues në Vlorë, po drejtonte një furgon dhe përplasi vajzën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për të dhënë shpjegime, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Published inTë fundit