Kush do ta fitojë BBV4? Astrologet tregojnë EMRIN e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”.
Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Këtë vit ka më shumë content sepse janë më interesant personazhet. Janë me karakteristika të ndryshme dhe secili ka diçka të vetën që e bën interesant.

Vajzat bënë një analizë të detajuar sa i përket disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit:

-Bricjapët nuk janë për atë format pasi janë shumë serioz dhe do mërziteshin, do stresoheshin dhe do dilnin. Për këtë format është Gaforrja, shenjë kardinale e ka provuar si Luizi dhe Olta. Dashi, shenjë kompetitive e ka provuar fituesit e kaluar si Egla dhe Iliri. Edhe Virgjëreshat kanë shkuar në finale, Donaldi, Juli, Romeo.

-Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.

-Për Laertin që është Peshqit thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.

-Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.
-Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.

Kur u ndalën tek raporti i Eglit dhe Xumit sa i përket shenjës së tyre të horoskopit nëse shkojnë apo jo, vajzat theksuan se:
Ujori me Virgjëreshën shkojnë sepse janë të dyja shenja inteligjente dhe lidhen nga ana e mendjes nëse komunikojmë ju shkon muhabeti shumicën e kohës por nuk më duket sikur Eglin dhe Xumin i lidh ndonjë gjë.

Sa i përket Jozit dhe Loredanës dhe Livias së bashku me Aldon, dyshet që ende nuk janë çift por që kanë shprehur një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin, Ira dhe Gerta treguan se:

Jozi, Peshqit janë një shenjë shumë empatike por se dimë çfarë ka ndodhur ndërsa Lori është Demi. Peshqit dhe Demi në fakt shkojnë.

Livia është Luani dhe Aldo është Shigjetari, edhe këta shkojnë shumë të dyja janë shenja zjarri.

Nga cilat shenjat të zodiakut mund të kemi potencial?

Thamë që është viti i Gaforres, Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…