“Krijoi kartelin e parë shqiptar, u martua me mbesën e gjeneralit brenda burgut”/ Klodiana Lala tregon “karrierën” e Dritan Rexhepit

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për Dritan Rexhepin, të ekstraduar nga Turqia në vendin tonë, personi që krijoi kartelin e parë shqiptar të drogës.

Lala bëri një përshkrim të aktivitetit kriminal të Rexhepit.

“Kam qenë pjesëmarrëse në një bursë ekselence me një gazetar britanik dhe kemi skeduar disa grupe të trafikut të drogs. Grupi i parë shqiptar ishte ai i Franc dhe Hajdar Çopja, më pas grupi i Erion Alibejt dhe na rezultonte edhe grupi i Suel Çelës me pjesë përbërëse. U shtrimë në Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Në atë kohë, interesi shumë i shtuar dhe finalja e investigimit ishte Dritan Rexhepi, në të gjithë burimet që kontaktuam, mësoave për herë të parë se kishte krijuar familje duke qenë brenda burgut në Ekuardor, me mbesën e një gjenerali në Ekuador. Kishte arritur të lirohej me kusht dhe u arratis.

Çfarë na rezultonte? Ishte i pari shqiptar që arriti të krijojë kartelin kriminal, Kompania Belo, nga nisja deri në shpërndarjen e fundit të gramit të kokainës. Trafiku i kokainës ka disa segmente. Për shkak të lidhjeve të fuqishme në Ekuador me kartele atje, por edhe në Kolumbi, Kosta Rika, Peru, arriti të krijojë kartelin e parë me shqiptarë. Në Shqipëri është i pari vrasës me pagesë i skeduar. Vrau për llogari të Shkëlqim Hatës dhe vrau oficerin e policisë. U akuzua edhe për vrasjen e Arben Kecit por nuk u provua. Në Shqipëri kjo ka qenë ngjarja e vetme e gjykuar dhe i dënuar.

Pas arratisjes nga Ekuadori, autoritetet shqiptare patën informacion se kishte hyrë klandestin në Shqipëri dhe kisthe mbrojtjen e një grupi të fuqishëm kriminal. Dyshohet se ka urdhëruar të paktën dy atentate mafioze në Vlorë. Ka një detaj interesant pë këtë, është i pari që filloi pastrimin e parave, me skemën më brilante për kohën. Ai gjente persona të pambrojtur, që kishin probleme me ligjin, biznese të vegjël, përshembull kasapë, berberhane, u dërgonte njerëzve në Ekuador, shuma parash deri në 5 mijë euro, 20 vjet përpara.

Këto para financonin blerjen e drogës, i shumëfishoi dhe mendohet se ka miliona euro.

Ngjarja e fundit është rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës. Një prej vëllezërve të Jan Prengës kishte grabitur një sasi të madhe droge dhe Dritan Rexhepi brenda tre orësh ka arritur të gjejë kontakt në burg të sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe dhe ti kërkonte vëllait tjetër të Jan Prengës, kthimin e drogës. U kthye një pjesë e drogës dhe parave por Jan Prenga nuk u kthye, u masakrua dhe e zhdukën, nuk është gjetur. Dritan Rexhepi i tha familjes emrat e personave që e kishin rrëmbyer dhe vrarë.

Nesër do të dalë për herë të parë para drejtësisë shqiptare”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Related Posts

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…

Në kërkim ndërkombëtar për v(r)asje, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

KOSOVË – Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Danimarka, është arrestuar nga policia kosovare në Prishtinë. I arrestuari është Liridon Fetahi, i cili kërkohej…