Ditëve të ngrohta i vjen fundi/ Acari pritet të ‘pushtojnë’ vendin, pralajmëron sinoptikania:

Meteorologia Tanja Porja është shprehur në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës.

Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’.

Ajo tha gjithashtu se temperaturat gjatë këtyre ditëve në vendin tonë kanë qenë të larta, 19-20 gradë celcius, edhe për shkak të erës që ka qenë me drejtim jugor.

“Është çështje orësh, çështje 48 orësh, që moti të ndryshojë totalisht. Këto temperatura të larta 19 apo 20 gradë celcius mbase do i shohim nga muaji shkurt ose mars, pasi në ditët në vijim presim temperatura shumë të ulëta, tepër më të ulëta se ato tipiket e dimrit.

Ditën e sotme kemi një rënie të temperaturave me të paktën 2 gradë, kryesisht në zonat veriore, një rënie më të paktë në zonat qëndrore e ato jugore. Do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare, por jo reshje. Ruhet minimumi prej 2 gradësh në zonat malore.

Do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme priten në lartësinë mbi 1500 metra. Do të kemi rrebeshe afatshkurtra herë pas here në skajin veri-perëndimor të territorit. Era me shpejtësi mesatare vijon të jetë jugore, prandaj kemi edhe temperatura kaq të larta”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…