Albi, një djalë nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ai tregon se prej tre vitesh ka dhimbje të mëdha trupore, pasi rruazat e bardha të gjakut i ka të larta. Albi ka kryer disa vizita dhe analiza si te hematologjia dhe te onkologjiku, por pa arritur të marrë një diagnozë për problemin e tij shëndetësor.
Në Onkologjik ai i është nënshtruar një operacioni, i cili nuk ia ka larguar vuajtjet trupore. Pas kësaj ai i është drejtuar përsëri mjekëve hematologë, por këta të fundit e kanë drejtuar tek psikiatri.
Sipas tij, psikiatri i ka thënë se rasti i tij nuk ka nevojë për psikiatër. Me lot në sy, nëna e Albit pyet: A do të bëhet ndonjëherë djali im mirë që ta shikoj? Unë kur shtrihem në krevat nuk bëj gjumë natën, vetëm nga shqetësimi që ka djali.
Nëna e Albit është pensioniste, ndërsa babai i tij është invalid shurdhmemec. Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Kurimi i Albit bëhet në Turqi, por mundësitë e familjes për këtë kurim janë inegzistente.
Thirrja shkon për shqiptarët me zemër të gjerë, ta ndihmojmë Albin që të shërohet sa më parë.
Kush ka mundësi dhe dëshirë ta ndihmojë Albin, mund ta bëjë nëpërmjet këtyre të dhënave:
Numer telefoni: +355 69 230 0260
IBAN: AL 1520 8111 0100 0003 6757 9371 01
Adresa: Tiranë