“Nëna ime s’ka marrë kurrë kredi”, emigranti denoncon emailin e çuditshëm që mori nga Iute Credit

Një qytetar shqiptar, prej vitesh emigrant, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një shqetësim serioz në lidhje me një njoftim të papritur në emër të nënës së tij nga një kompani kredidhënëse në Shqipëri, për një kredi që, sipas tij, nuk është marrë kurrë.

Ai thotë se emaili ka mbërritur në adresën elektronike të nënës së tij, e cila prej më shumë se 20 vitesh ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me këtë institucion financiar.

“Nëna ime nuk ka marrë kurrë kredi nga Iute Credit. Madje nuk e di as si funksionojnë kreditë online, as kush është kjo kompani,” – thotë qytetari.

Ai shpreh shqetësimin se emaili i nënës së tij mund të jetë marrë nga ndonjë faqe interneti apo listë shpërndarjeje, duke shtuar se i vetmi vend ku emaili i saj ndodhet i regjistruar është portali zyrtar i e-Albania.

“Unë besoj që kjo kompani nuk duhet të ketë akses në të dhëna të tilla. Emaili nuk duhet të përdoret për të dërguar njoftime të tilla pa bazë. Për më tepër, ky nuk ishte një mesazh marketingu, por një njoftim që krijon shqetësim për një kredi që nuk ekziston,” – shton ai.

Qytetari thotë se nuk ka pasur interes të kontaktojë drejtpërdrejt me kompaninë, pasi është i bindur që nuk ka ndodhur ndonjë marrëveshje për kredi nga ana e familjarëve të tij.

Ai ka vendosur të ndajë këtë rast publikisht për të ngritur një pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohen të dhënat personale dhe përdorimi i tyre nga kompani të ndryshme financiare.

JOQ Albania nuk pretendon që kompania në fjalë të ketë kryer shkelje ligjore, por sjell këtë denoncim si një rast i veçantë që meriton të verifikohet nga autoritetet përkatëse, në mënyrë që të garantohet siguria dhe mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve.

Related Posts

Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një tërmeti të madh dhe tsunami deri në vitin …

Shkencëtarët paralajmërojnë për një ‘tsunami apokalipsi’ me valë deri në 30 metra, që pritet të përfshijë bregun perëndimor të SHBA-ve dhe Kanadasë në të ardhmen e afërt….

I riu në Sarandë si në GTA, del nga makina me çantë në dorë dhe hidhet në det t’i shpëtojë policisë

Një ndjekje spektakolare si në lojën popullore GTA është zhvilluar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte forcave të…

Alarm për sigurinë ushqimore: Nivele të frikshme pesticidesh në fruta dhe perime!

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një alarm serioz mbi sigurinë ushqimore, duke ndarë një shqetësim të thellë si…

“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh…

Skenë e pazakontë në Sarandë. I riu zbret nga makina dhe futet në det. Policia pret me skaf për ta arrestuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det…

E taIIën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vr*t vajzën 25 vjeçare

Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë…