PërIeshje fizike në një lokal në Vlorë, qëIIohet me mjet mprehës në kraharor një person

Vlorë, 12 korrik 2025 – Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të Policisë së Vlorës, u parandalua përshkallëzimi i një konflikti që mund të kishte pasoja për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 korrikut, rreth orës 23:30, në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të njohur si “Rrapi”.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta mes dy shtetasve dhe ka degjeneruar në dhunë fizike. Gjatë përplasjes, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. V., 56 vjeç, në pjesën anësore të kraharorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe strukturave të DVP Vlorë, autori u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke u neutralizuar pa lejuar agravimin e situatës.

I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi B. Gj. u arrestua për veprat penale:

“Plagosja e rëndë me dashje”,

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin dhe goditjen e çdo rasti të dhunës dhe rrezikshmërisë në komunitet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit qytetar për garantimin e sigurisë publike.

Related Posts

Horoskopi javor (14 – 20 korrik 2025)

Dashi Do keni më shumë shpenzime që do të jenë për dikë tjetër në familjen tuaj. Mund të lindin komplikime në lidhje me dokumentet me të cilat…

Evi Kokalari nxjerr se*kretet e Salianjit: Kush eshte ish e dashura e njohur e Salianjit, i ndau Grida se e donte për vete?

Zbulesa që ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kryer ndërhyrje estetike gjatë kohës që ndodhej në burg, vazhdon të shkaktojë tronditje dhe reagime të ashpra në…

“U ktheva nga Italia për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri – më shembën shtëpinë dhe më gjobitën 58 mijë euro!” – Historia tronditëse e 23-vjeçarit nga Thethi

Klodian Harusha, një djalë vetëm 23 vjeç nga Thethi, po kalon dramën më të madhe të jetës së tij: pasi u kthye nga Italia me ëndrrën për…

Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali, me vendimin Nr. 2211 të datës 10 korrik 2025, njofton se dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ midis Republikës Italiane dhe…

Zhdukja misterioze e Eraldo Muçit, Lala jep detaje: U nis për një ‘punë’ në Durrës, ja shuma që mori borxh

Gazetarja Klodiana Lala foli sot në një emision televiziv lidhur me zhdukjen misterioze të Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke…

Shpërthen bombula e gazit, një i pl*agosur

Nje person mbeti i plagosur pas shperthimit te nje bombole gazi ne Shkoder. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit…